Oligarkët dhe grabitësit më të mëdhenj të vendit na shfaqen si njerëz me vlera dhe kontribute të mëdha shoqërore
Neritan Sejamini
Red: Pse e bërë?Andy: Nuk e kam bërë, meqë më pyete.
Red: (qesh) Do përshtatsh mirë këtu! Të gjithë këtu janë të pafajshëm! Nuk e dije këtë?
Përtej artit, në vitin 2014 një studim i Universitetit të Southamptonit zbuloi se të burgosurit e vlerësojnë veten në të njejtin nivel me të padënuarit për respektimin e ligjit. Për më tepër, studimi zbuloi se të burgosurit mendojnë se kanë karakteristika shoqërore, të tilla si zemërgjerësia, morali, bamirësia, vetëpërmbajtja, etj, më shumë se të padënuarit.
Kjo shpjegon fare mirë se pse disa nga grabitësit më të mëdhenj të vendit kanë filluar një fushatë të koordinuar për t’u shfaqur si njerëz të nderit, punës, shpirtit krijues dhe, mbi të gjitha, si njerëz me vlera dhe kontribute të mëdha shoqërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



