Një i plagosur në zonën e ish-parkut të autobusëve të Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se një person është plagosur në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.
Burime nga policia thanë se personi është sulmuar me sende të forta dhe ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr mjekimin.
Lagjja e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, njihet si zonë problematike, për shkak të përplasjes së disa bandave, por edhe të eksponentëve të krimit të asaj zone.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



