E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në njërën dorë Kullën   dhe në tjetrën Lopatën
OP-ED

Në njërën dorë Kullën   dhe në tjetrën Lopatën

Kush kalon në mbrëmje nga pjesa e kombinatit, nuk e ka të vështirë të nuhasë aromën e “vdekjes” që mbështjell  një pjesë të Tiranës. Plehrat që digjen në sharrë  përhapen në orët e para të mengjesit në trajtën e pluhurit  të zi.  Qytetarët e Tiranës  shkuan “si cjapi te kasapi” kur ranë pre e mashtrimeve ekselente  të Erion Velisë. Ditën bën propagandë bajate  me lopatë në dorë duke përdorur deri në neveri “ajkën” e artistëve, këngëtarucëve, “showrucët”  interesaxhinjëve   të paskrupullt. Me një fjalë  edhe Noizi e ka mbjellë një pemë  bashkë me Lalin “Midis Tirone”.

Përveç fasadave me ngjyra dhe disa vijëzimeve   me kontributin “vullnetar” të pronarëve për  qytetarët asgje nuk ka ndryshuar për mirë në këtë qytet. Pyetjet jane shume … A jetohet me mirë pas  3 viteve  qeverisje të Erion Velisë?Një njeri me kokën mbi supe nuk merr guximin ta pohojë …

A mbajti Veliaj ndonjë premtim apo bëri pikërisht të kundërtën e a tyre që premtoi për Tiranën duke marrë shembull shefin e tij Rama për Shqipërinë? Nuk ka nevojë për përgjigje…  Në njërën dorë lopatën  dhe në tjetrën kullën. Meqë jemi tek kullat, ka më shumë vende për të parkuar makinat në Tiranë? Po ka më shumë gjoba  nga policët e bashkisë. A ka më shumë apo më pak taksa? Ka mbetur vëtëm taksa e krevatit në dhomën e gjumit  dhe  taksa e ajrit…. A ka më shumë  parqe dhe lodra për fëmijët? Po , është ngritur  një tek liqeni artificial.

A jetohet më mirë në Tiranë?

Po jetohet në Surrel apo tek vilat oligarkëve në Sauk.

A ka ujë Tirana ? Po ka çmim më të shtrenjtë . A ka turistë më shumë Tirana? Po ka por nuk kanë ku të flenë prandaj do ngremë kulla se tani  nuk po vijnë kaq shumë. Po kopshte, çerdhe  dhe shkolla a ka më shumë? Po 14 milionë euro konçension .

Ky qytet pas 4 viteve do të mbeshtillet  me internet ajror fibër nga Abisneti i Koço Kokëdhimës duke filluar nga kulla e Zamirit tek  ish “lodrat e fëmijëve”apo ” 7 Xhuxhat” direkt me hotelin e Gecit tek 15 katëshi, një zig-zag tek Teatri i Kullës Kombëtare pastaj do lidhen me kullën ku ka zyrën Berisha dhe prej andej në kullat përreth liqenit artificial.

Pas shumë viteve do të themi në kohën kur u hodhi “trutë e gomarit”  qytetarëve “Edi i kullave”  dhe “Erion i  Lopatës së shkurreve  , Tirana ishte ndarë në disa zona shfrytëzimi influence  duke  bërë atë që kanë ditur në shekuj t’i bëjnë shqiptarët vendit të tyre: vidh të vjedhim se ky qerrata  popull do edhe 30 vite eksperiment tranzicion….

Ndërkohë loja e luftave me spiunë sovjetikë dhe amerikanë mes  gruas së Bilalit  dhe gruas së Muzinit argëton “skllevërit modernë” me shpresën se nesër nuk jemi ne…  Sigurisht që ne e kemi një zgjidhje  në këtë realitet që kemi krijuar:  tymosim një cigare hashash vendi , ka kosto të lirë, relaksohemi  se kokaina  ka kosto dhe tani që u kapën  613 kg  në Maminas është rritur pak çmimi… Kur të zgjohemi nga “gjumi” hapim TV -në dhe shikojmë ose Erion Lopatën, ose Edi Kullën ose Lulin me xhel jo Lu-në…. gërshëtur me ndonjë vrasje, aksident, përmbytje nga shiu dhe lajme të “droguara”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.