E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
INVESTIGIMI AMERIKAN PËR BASHËN, VJEN REAGIMI I PARË NGA RUSIA
Lajme

INVESTIGIMI AMERIKAN PËR BASHËN, VJEN REAGIMI I PARË NGA RUSIA

Pas akuzave se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është financuar nga agjentët rus për zgjedhjet e 2017, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ambasada Ruse në Shqipëri.

Ambasadori Aleksandër Karpushin i ka cilësuar këto hetime si të pabaza, duke mos u faktuar asnjë nga akuzat e hedhura.

Karpushin theKsoi se hetimet janë kryer nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos gjetur asnjë fakt nga ndikimi rus në Amerikë, Britani dhe Shqipëri.

“Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, po edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa rus do të thotë armik. Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik. Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Për mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme”,-ka thënë Karpushin në një intervistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.