E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Briken Calja  dhe fshati i kampionëve të Peshëngritjes
Sot

Briken Calja dhe fshati i kampionëve të Peshëngritjes

Briken Calja u shpall mbrëmë Kampion Evrope në Peshëngritje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po mbahet në Rumani. Brikeni është një djalë që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe ashtu si shumë sportistë të tjerë ka marrë shumë pak prej saj.

E kam takuar Brikenin për herë të parë 8 vite më parë në fshatin Shtermen të Elbasanit gjatë punës në një reportazh që u transmetua në Vizion Plus ku në fokus ishte ky fshat dhe fakti i çuditshëm se si ky fshat prodhonte peshëngritës kampion. Me siguri shumëkush prej jush as e kanë idenë ku bie Shtërmeni.

Perveç atyre që kanë kaluar asiane për ndonjë kavanoz bio me mjalë pasi fshati njihet për mbarështimin e bletëve. Por ja qe Shtermeni na ka mësuar që përvec bletëve të prodhojë edhe peshëngritës kampionë.

Dhe si? Në kushtet më të vështira të mundshme. Në një palestër shkolle me shtanga të sajuara. Nuk e di nëse tani ka ndonjë investim për të qenë por në atë kohë djemtë e Shtermenit ishin heronj të vertetë. Dhe Brikeni është një i tillë. Kjo nuk do të thotë që kështu duhet të jetë edhe në vazhdim. E themi për shumë herë që këta djem si Brikeni duhet të kenë një qasje speciale nga shteti.

Nëse shteti nuk ka mundësi mund ti japë edhe me PPP, vetëm të mos I braktisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.