Dhuna i humbi pa kthim qetësinë dhe e nxori lakuriq Kryeministrin
Naim Noka
Momentet më të këqija për Kryeministrin Edi Rama,duhet të kenë qenë dita e sotme. Si mjeshtër i propagandës ai ka ditur me shumë zgjuarsi të dalë fitimtar edhe përballë varfërimit ekstrem të popullit edhe përballë një opozite mëkatare dhe gjumashe madje arriti në kohë rekord të kontrollojë mediat, duke krijuar një botë virtuale fasadash e reklamash gënjeshtare mjaftueshëm për ti hedhur hi syve të mijëra shqiptarëve. Mjeshtri mashtroi popullin kaq bukur sa nuk e la të kuptonte çfarë qeverisjeje solli me tepsinë dhe garuzhden e tij personale . Protesta e Kalimashit e nxori “Ramën nudo”. Protesta ndezi opinionin publik dhe mediat sociale. Si asnjëherë në karrierën e tij e kanë target 24 orë . Rama për herë të parë shterroi nga demagogjitë , sajesat mediatike. Të gjithë,njerzit të lexuar ose jo po thonë “shumë mirë e bënë, le të vazhdojë më tej.”
Mjaftojnë pamjet e gjyqit të sotëm në Tiranë kundër “23 armiqve” të oligarkëve dhe Rama jo vetëm nuk është më ai që ka qenë por nuk do jetë kurrë më i qetë në kolltukun që e ka shumë të vështirë ta leshojë . Qeverisja dhe populizmi i tij duket se u shkrinë si kripa në ujë, përballë varfërisë ekstreme të banorëve të Kukësit. Masivisht po krijohet bindja se pikërisht Rama është shkaktari kryesor i gjendjes së mjerueshme në të cilën gjenden shtresa të ndryshme të popullsisë.
Edi Rama mjeshter i përsosur për të bërë edhe humoristin edhe gazetarin edhe Nolin edhe Konicën, i mjaft të kaluonte çdo vështirësi . Por sot nuk luan viktimën, nuk kërkon ndjesë, nuk kërkon falje, nuk tërhiqet. Dikush i ka kërkuar llogari dhe sigurisht ka humbur logjikën
Nuk ka lënë rol pa bërë duke u shtirur herë si fshatar i Kukësit , herë lab herë si tirons e herë si kavajas mjaftonte që njerëzit mos kujtonin 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas etj. Ne fakt kush e njeh mirë ai vetëm ka bërë role, ka mashtruar, ka fituar kohë në kërkim të një roli tjetër me efikas se i pari. Tani edhe fanatikët që nuk kanë intersa direkte nuk besojnë më tek premtimet e Ramës. Teoria e tepsisë vetëm për vete i doli bumerang dhe fajin nuk e largon dot për dështimet dhe gjendjen pa shpresë ku është katandisur vendi në 5 vitet e qeverisë së tij. Sot nga ekrani i vogël i ERTV ka kuptuar një gjë kardinale se sado ti kontrollosh Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin dhe Tanin nuk kontrollon instagramin, feacebookun dhe “orën” e brendëshme të një populli që nuk ka të ardhme dhe është i pashpresë. Ka harruar se reklama dhe gënjeshtrat nuk ngopin stomakun e mijërave të punëve.
Pse u tremb nga protestat në Kukës, Rama dhe pse u soll ndryshe.
U trondit nga një diçka e madhe, ai e kuptoi se gjithçka arriti kulmin se njerëzit tashmë fajësojnë dhe bejne përgjegjës Edi Ramën.
Oligarkët dhe interesat që vetëm ai i di e tmeruan po të dorëzohej para disa “fakirëve dhe varfanjakëve”, të cilët për të janë askush, përballë pushtetit të tij, që është gjithçka. Dhuna policore dhe gjykata për turpin e sajë në vitin 2018 nuk ka vetting që ja heq njollën e “23 të mjerëve”. Për turpin e shërbëtorëve të prokurorisë dhe gjykatës sot 11 fakirë do struken të vrerosur në qelitë e ftohta. Kryeministri shkoi shumë larg, urdhëroi dhunë, prandaj ai nuk mund te jetë si më parë. Fakirët që la në burg e nxorën manipulator, hakmarrës, të egër, të pashpirt skuth i oligarkëve . Ndoshta do të jepte milionat, vetëm ta kishte kaluar këtë radhë skërmitjen dhe përcmimin e një pjesë të madhe të socialistëve ndaj veprimeve të tij ditën e dhunës së heshtur policore në Tiranë.
I kishte menduar lehtë biznesmenët, koncesionarët, klientët, te cilët e ndihmuan dhe i dhanë pushtet por tani vonë ka kuptuar se nuk qenka kaq e lehtë të dalësh nga sistemi i tmerrshëm i interesave të tyre. Me një opozitë të mefshtë, mëkatare dhe pa kredo morale ai të paktën edhe 3 vite e besonte veten të paprekshëm. Por nga dita e sotme ai nuk do të jetë më i qetë.
Mola e dhunës mbi njerëz të këputur i ka hyrë në zyrë, në makinë , në kamerat e ERTV madje edhe në Surrel. Dhuna i plasi si shishe molotovi duke I djegur një dyzynë me maska. Fati i tij politik i ngjan faqes së parë të një gazete kulturore diku para viteve 2000 kur Andi Bejtja si Kryeredaktor e la me faqosësin në zyrën e gazetës në mirëbesim dhe i tha , korrektoje pak shkrimin tënd se unë po dal në bar me Dor Kekon të pimë nga një gotë. Rama e korrektoi shkrimin më pas i kerkoi faqosësit të hiqe nga kopertina materialin që kishte planifikuar Bejtja dhe vuri veten në faqe të parë..të gazetës. Ndoshta në ditët në vijim do ta ulë taksën duke ua hedhur Kastratit dhe Salillarit apo oligarkëve nga dëshira për pushtet, por nga sot Rama nuk do të jetë më kurrë i qetë si më parë. Pushteti po i shkërmoqet me shpejt sa e kishte menduar. Dhuna sot i hoqi dhe maskën e vetme që e bënte superior në raport me Berishën. Dhuna sot e nxori lakuriq apo cullak para Kukësit dhe gjithë Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



