E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtuesi i  ILDKPKI -së Shkëqim Ganaj ka shpërdoruar detyrën
OP-ED

Drejtuesi i ILDKPKI -së Shkëqim Ganaj ka shpërdoruar detyrën

Në një shkrim gazetari Flamur Vezaj i ka bërë një analizë ILDKPKI -se  duke  pyetur: Ku ishte drejtusi i këtij institucioni Shkelqim Gjanaj gjatë kesaj kohe?!
Të gjithë drejtuesit e ketij institucioni që nga Fatmira Laskaj, Adriatik Llalla, Zana Guxholli (për pak muaj) e deri te drejtuesi që është në krye të këtij institucioni Shkëqim Ganaj kanë “shpërdoruar detyrën”. Kete veper ata e kanë konsumuar duke toleruar keta gjyqtare e prokurore te shtojne llogarit bankare apo pronat e tyre ne kurriz te qytetareve dhe t’i “pastrojne” ata duke i deklaruar cdo vit prane ILDKPKI-se.
 ILDKPKI, institucion ‘gjobash’
 Nga Flamur Vezaj

Ditët e fundit po shohim “ndëshkimin” e disa gjyqtarëve në emer të “Vetingut” pasi nuk po arrijnë të justifikojnë pasurinë! Por kjo pasuri e këtyre që ikën dhe atyre që pritet të ikin nuk është vënë këto 6 muajt e fundit. Ata kanë filluar të pasurohen ose me sakt të deklarojnë fitime vetëm pas dy viteve të para të punës si gjyqtare apo prokurorë.

Disa prej tyre, me t’u bërë gjyqtarë ose prokurorë u bënë edhe biznesmenë të sukseshëm të ndërtimeve, nuhatës të mirë të tregut të pronave të paluajtshme, njerëz me fat të madh duke marrë dhurata të vlefshme deri edhe nga dy apo tre apartamente, disa prej tyre edhe njohës të mirë të ndeshjeve sportive duke fituar çdo ditë në baste e kazino etj etj!

E të gjithë këto pasuri të fituara pas emerimit në sistemin e drejtësisë, ata i kanë deklaruar çdo vit pranë institucionit shtetërore i njohur si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit!  Institucion ky që u ngrit për hetimin e pasurisë së këtyre individëve dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Por çfare ndodhi, të gjithë drejtuesit e këtij institucioni dhe zyrtarët që kanë punuar aty e vazhdojnë të punojnë kanë marr rrogat duke kot! Pasi nuk kanë ushtruar detyrën për të cilën janë ngarkuar nga ligji!

Të gjithë drejtuesit e ketij institucioni që nga Fatmira Laskaj, Adriatik Llalla, Zana Guxholli (për pak muaj) e deri te drejtuesi që është në krye të këtij institucioni Shkëqim Ganaj kanë “shpërdoruar detyrën”. Kete veper ata e kanë konsumuar duke toleruar keta gjyqtare e prokurore te shtojne llogarit bankare apo pronat e tyre ne kurriz te qytetareve dhe t’i “pastrojne” ata duke i deklaruar cdo vit prane ILDKPKI-se.

Per te folur per secilin prej ketyre ish-drejtuesve, mendoj se Adriatik Llalla duhet te mbaje pergjegjesi me te madhe, pasi jo vetem qe i toleroi në kohën kur ishte në krye të ILDKPKI-së por disa prej ketyre prokurorëve-biznesmenë i promovoj edhe në nivele drejtuese kur mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm e duke mos i ndjekur penalisht këta milionerët e drejtësisë! Këtij ndëshkimi penal e moral nuk duhet t’i shpëtojë edhe Shkëlqim Ganaj, i cili tashmë ka veshur “xhaketen firmato” të një zyrtari te “ndershëm” duke i zbardhur pasurit e pajustifikuar të këtyre gjyqtarëve e prokurorëve.

Po ku ishte z.Ganaj para ngritjes së Komisionit të Vetingut? Ishte ky zyrtar i lartë, që në vitin 2015 u hetua për “kurrupsion” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me dyshimin se merrte para nga gjyqtarë e disa prokurorë, që mos t’i kallëzojë penalisht për “fshehje të pasurisë”!

Kjo dosje hetimore, kam mësuar se është pushuar nga Besim Hajdarmataj në vitin 2016 që tashmë drejton Prokurorinë për Krime të Rënda! Në atë kohë, u dyshua se rreth 8 gjyqtarë kryesisht të Durrësit, nëpërmjet “sekserëve” të z.Ganaj janë detyruar të paguajnë shuma deri në 15 mijë euro për gjyqtar, që i “ndershmi” z.Ganaj të mos i bënte kallëzim penal!

Me çfarë morali Shkëlqim Ganaj, i cili vet nuk ka kaluar në sitën e “Vetingut” i bën “Vetingun” funksionarëve të drejtesise?!

Pse ndryshoi qendrim z.Ganaj per rastin e dy gjyqtarëve të shkarkuar tashmë, A.Lulo dhe sidomos për gjyqtarin B.Trezhnjeva dhe pse nuk i kishte kallëzuar më heret këta dy gjyqtarë në prokurori?!

Pse në hetimin administrative te ketyre gjyqtareve në kohë të ndryshme, ILDKPKI-a i ka cilësuar të pastër këta gjyqtare?! Etj…etj…

E për këto dhe veprime të tjera, mendoj se duhet të ndiqen penalisht këta ish dhe zyrtarët e ILDKPKI-së, të cilet me dashje nuk kanë kryer detyrën që i ngarkon ligji duke marr rrogat kot për disa vite (dhke i shkaktuar një dëm financiar shtetit) e duke ndikuar drejperdrejt në shkatërrimin e sistemit te drejtësisë!/Syri,net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.