Vëllai i Madh talent /Kazani nuk hahet dot me tepsinë
Sonila Meco
Meqë televizioni më i ri në vend po mbush çdo ditë e më shumë programacionin me formate të ndryshme, nga transmetimet direkte, intervistat, one man show, raportimet e ministrave me stand up dhe lidhje videokonferencë me grupe të ndryshme interesi, po presim me kërshëri një reality si Big Brother.Në terren nuk del më asnjë deputet a ministër, të mbyllur të gjithë në seli partiake a qeveritare dhe me sistem të integruar telekamerash, tashmë lënda e parë dhe infrastruktura janë të siguruara. Të kuruar janë deri ne detaj, në dhomën e rrëfimeve shkojnë me qejf për t’i rënë në qafë kolegut, po edhe intrigat e kulisat e domosdoshme për këtë program nuk kanë për të munguar, fajin dihet kush e ka, votat për të nxjerrë jashtë të nominuarit i siguron opozita. Publiku ndërkohë do gjejë më të vërtetë këtë program se të tjerë reality në media.
Natyrisht Vëllai i Madh, që vëzhgon e drejton gjithë lojën do të jetë shumë më i talentuar e me fantazi se ai i programeve të tjerë të të njëjtit format. Madje vetë ai është suksesi i garantuar.
Ta marrë vesh kazani një herë e mirë se nuk hahet dot me tepsinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



