E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ne nuk e mertojmë  karrotën që na jep  BE sot!
OP-ED

Ne nuk e mertojmë karrotën që na jep BE sot!

Altin Gjeta

Si duhet lexuar hapja e negociatave me BE?

Në bazë të thashethemeve që vijn nga korridoret e Brukselit dhe artopolantët e qeverisë shqiptare, Shqipëria duket se më në fund pas disa vitesh dështimesh të njëpasnjëshme, do të hapë negociatat për antarsim me Bashkim Europian. Sigurisht, ky është një lajm i shumë pritur nga qytetarët shqiptarë. Por nga ana tjetër, ky event ngre një pyetje thelbësore mbi kursin që po ndjek vendi dhe qasjen e BE-së ndaj këtij kursi: çfarë shtegu po ndjek integrimi europian i Shqipërisë?

Nëse thërrasim në ndihmë historinë e këtyre afro 27 viteve pluralizëm politik, kuptojmë se rruga e integrimit europian të Shqipërisë ka qenë e gjatë dhe me shumë ndalesa. Hapat kanë qënë të ngadaltë dhe drobitës. Për më tepër stacionet e rrugëtimit për në BE janë kapur në moment të fundit dhe kanë ardhur si pasojë e një gjuhe të rrumbullakosur të Brukselit, e cila pastaj në Tiranë është përkthyer sipas volive të rastit.

Unë nuk e kam lexuar raportin që do të sjellë në Tiranë nesër Kamisionerja e Lartë për Politikën e Jashtme Znj.Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Z.Johannes Hahn, por nga deklarimet e tyre të fundit në lidhje me Shqipërinë vej re po atë gjuhë të rrumbullakosur të këtyre afro tre dekadave të fundit. Kjo nuk i bën ato të verbër për situatën katastrofike që po kalon vendi. Përkundrazi ato janë të vetëdijshëm, por shkurt dhe troç, nuk duan ta këpusin litarin e bërë pe’ nga korrupsioni dhe krimi që ka kapur shtetin Shqiptarë. Nga kjo pikëpamje, hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë duhet lexuar si mukajet për hallet e vetë BE-se, e cila ka humbur shumë pikë gjatë këtyre viteve të fundit. Në këtë fryme, burokracia europiane nëpërmjet mbajtjes ndezur të flakës së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perendimorë kërkon të ngrohë pak moralin pro-europian. Me një fjalë po mundohet të kapë cjapin nga brirët kur nuk mundet të kap demin (Brexit, populizimin, migracionin, krizën financiare në disa vende antare dhe euro-skepticizimin në rritje) e ulur këmbëkryq në Bruksel i cili po thyen ç’ti dalë përpara.

Në këtë përfundim arrrin kur shikon se si Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë hapa para siç shprehen burokratët europian, por përkundrazi ka bërë regres të dukshëm. Situata me sundimin e ligjit është shumë e rendë, kur kujton se si trafiku i drogës është bërë degë kryesore e ekonomisë me incentiva shtetërore. Kryetrafikantët jo vetëm që nuk arrestohen, por promovohen, dhe në rsatet kur kapen gafil zhduken në drejtim të paditur ose mbrohen nga parlamenti si në rastin e ish-ministrit Tahiri. Nga ana tjetër, në aspektin politik, demokracia shqiptare ka rrëshqitur drejt autoritarizmit. Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i Freedom House. Shteti është kapur dhe vigjëlon popullin vetëm në interest të pushtetit. Perfaqësimi është skandaloz, ndërsa shoqëria civile është blerë en bloc nga qeveria. Reforma në drejtësi është në udhëkryq, mos me thanë që ka marrë rrugën për nga selia e qeverisë qysh në krye të herës. Në aspektin ekonomik, vendi është larg standarteve europiane. Ekonomia jonë nuk prodhon, nuk ka thithur investime të huaja direkte gjatë këtyre viteve dhe si pasojë e përqëndrimit të saj në duar e 4-5 oligarkëve, ka polarizuar shumë shoqërinë shqiptare, në njërën anë shumica e zhytur në varfëri e cila rrugë shpëtimi ka gjetur ikjen, ndërsa në anën tjetër miqt e pushtetit të cilët zotërojnë pjesën dërrmuese të pasurisë së vendit.

Kjo panoramë reale është paraqitur edhe nga vetë presidenti i Komisionit Europian Jean-Calude Juncker gjatë “The State of the Union”, ku në seksionin “Strategjia e re për Ballkanin Perendimor”, deklaron se Serbia dhe Mali i Zi kanë perspektivë anatarësimi rreth vitit 2025, ndërsa për Shqipërinë nuk ka afat. Për më tëpër, në një raport të fundit të Qendrës për studime të Europës Juglinodre, pranë Universitetit të Gracit në Austri theksohet se me ritmet e deritanishme të zhvillimit që ka ndjekur Shqipëria, parashikohet që ajo të jetë gati për antarësim nga vitit 2050. Kjo do të thotë se brezi i të rinjve që brohëritën në 1990-ën “e duam Shqipërin si gjithë Europa” do të kenë shkuar pranë “arkitektit të madh”, ndërsa gjeneratën time të lindur në vitet 90-ta, anatarësimi në BE do të na gjejë pensionistë.

Në këtë kontekts, mendoj se hapaje negociatave është një hap shumë pozitiv, por nuk duhet të biem pre e vetë-mashtrimit. Duhet të jemi të qartë si kristali se ky është një hap burokratik dhe jo meritokratik. Është një karrotë e BE-së për të na mbajtur me gajret siç në fakt ka ndodhur pothuajse vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Për rrjedhojë mendoj se lypet që ne si shoqëri të jemi në lartësine sfidave të kohës: antarësimi në BE fillon nga ndryshimi i gjendjes brenda vendit, nga moderizimi i ekonomisë, rikthimi dhe forcimi i demokracisë dhe përthithjes së vlerave europiane siç ata janë në të vërtetë dhe jo si shtrydhje e raporteve të Komisionit Europian për të nxjerrë fraza lavdërimi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.