Aktivisti i njohur i drejtohet Borchardt:Kujdes, po diskretitohesh, tregohu më i vëmendshëm
Duke reaguar për tryezën e sotme të OSBE-së për Reformën Zgjedhore, Shella ka kapur disa aspekte të saj, të cilat i ka trajtuar në një shënim në faqen e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan Gerti Shella:
Ja gafat e OSBE që mund të shmangeshin me pak përqendrim: Sipas njoftimit të tyre për shtyp të sapo-shpëndarë …”Ne [osbe] po i ndjekim me shumë vëmendje rastet e shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurorinë e Përgjithshme dhe presim me padurim që të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate…”
Se pari, OSBE akoma nuk e ka mësuar ne se Prokurori nuk depozitohen padi, por vetem kallzime.
Se dyti, rastet e shkeljeve denoncohen ne polici, kurse ne prokurori ato kallzohen penalisht.
Se treti, ne Prokurori te Pergjithshme nuk behen “denoncime”, e as kallzime, pasi keto te fundit behen vetem ne Prokurorite e rrethve gjyqesore.
Se katerti, po ta kishte ndjekur me kaq vemendje OSBE situaten, do t’i kishte disponuar tashme shifrat e plota te bera publike nga INFOCIP, dhe Dhoma Zgjedhore dhe do ti kishte referuar pertej pohimit bosh se po punohet me shoqerine civile…
Fakti eshte se, per shkak te mandatit te vet, OSBE-ODHIR nuk diponon as shifra e as rekomandime qe shtrihen jashte harkut kohor te periudhes zgjedhore…ODHIR mund te kete monitoruar gjithcka, pervese krimin zgjedhor, i cili ka nje dinamike tej fushates dhe sot qe flasim eshte ende ne faze hetimi.
Te kerkosh ne keto kushte t’i japesh besim procesit te reformes zgjedhore eshte vertet diskretituese…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



