E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doris Pack reagon ndaj Ramës: Jo të gjithë shiten e blihen si ti, shpifës …
Sot

Doris Pack reagon ndaj Ramës: Jo të gjithë shiten e blihen si ti, shpifës …

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në drejtim të Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Pack sot në cilësinë e kryetares së gruas në PPE, me anë të një postimi në twitter, i ka cilësuar deklarata e Ramës një shpifje dhe mashtrim të kryeministrit shqiptar.

Madje Pck shkon edhe më tej, duke ju drejtuar Ramës se jo të gjithë janë si ai, që mund të shiten dhe të blihen lehtë.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.

Po sot kreyetari i PD-së, Lulzim Basha dënoi ashpër sulmet që sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, në drejtim të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.