E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vllahutin,  kjo vashëz me floknajë  të  kuqe…
OP-ED

Vllahutin, kjo vashëz me floknajë të kuqe…

Fitim Zekthi

Sado të jemi vend i zhytur në lluce dhe i rregjuar nga mjerimi, krimi dhe zullumi nuk mund të pranohet që një “vashez me floknajë të kuqe” në ditët më të këqija të qeverisë kur ministri më i rëndësishem “lë” mandatin se akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, të dalë në krah të qeverisë gjithë ditën. Ajo ishte për turpin e saj dhe tonin në krah të Fatmir Xhafajt në Lezhë duke dëgjuar popullin dhe duke folur për mënyrën dhe përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit.

Ajo ishte aty, po të mos e njihje, thjesht një anëtare e qeverisë. Pasdite, kjo vashë me floknajë të kuqe me të njëjtin fustan të gjelbërt që dëgjoi popullin në Lezhë ishte në krah të kryeministrit në një “ekspozitë” që tregonte rrënjët tona europiane. Pasi Rama foli për zbulimin dhe rizbulimin e rrënjëve tona europiane “që po i shtynte përpara ai” ambasadorja u çua dhe tha se BE e ka vëmendjen nga Shqipëria dhe se mbeshtetja për reformat do të jetë e fortë. Hajde dhe mos ki krupë nga ky soj shërbestareje që në vend të mbajë distancë, të jetë e sertë dhe e prerë me një qeveri të perzier në mbjelljen me drogë të vendit del dhe rreket të shplaje kryeministrin duke lënë të kuptohet që mes llumit ai është qelibar dhe po lufton.

Ai tjetri, Lu, ishte edhe më rëndë se vleresoi si entitet me ndikim në luften ndaj krimit shoqerinë civile. Shoqeria civile janë në shumicë hajdutë, lëtyra, spiunë, delenxhinj, këllira që hanë dhe pinë me projekte që flasin për homoseksualet, kontraceptivet, bejnë “studime” per terrorizmin, radikalizmin, bejnë “studime” per luften ndaj krimit apo per reformimin e drejtesise. Duke vleresuar keta soj Lu thjesht tha ajo qe perfaqeson Rama eshte e vetmja e mirë.

Lu e hodhi Tahirin under the bus sikur të mos kishte qenë fare ministri kryesor i Rames dhe sikur ai të kishte qenë mbreti fuqiplote i rendit, krimit dhe policisë….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.