E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri e beri heroinë gazetaren, të jashtëzakonshme ditën, historike pyetjen
Sot

Kryeministri e beri heroinë gazetaren, të jashtëzakonshme ditën, historike pyetjen

 Çdo ‘varrmihës’ i druhet fantazmës…

Gazetarja Sonila Meço përmes një komenti në rrjetet sociale e ka cilësuar 18 majin si historik.

Meço i është referuar debatit të gazetares Ambrozia Meta me Kryeministrin Edi Rama.

“Pasi çoi të fala për pronarë mediash me çdo gazetar e lajmës, pasi i çoi të fala çdo pronari për gazetarë e lajmës, pasi bëri vetë prokurorin e gjykatësin për të mbyllur një media, që t’i çonte të fala edhe pronarit e gazetarëve, pasi i përbuzi, i përdori, i pagëzoi, përkuli e shkundi mediat, duhej ta dinte se çdo ‘’varrmihës’’ i druhet fantazmës.

Dhe kur i bëhet ves duhet t’i druhet edhe ringjalljes”, shkruan Meço.

Postimi i Sonila Meços

18 maji historik

Pasi çoi të fala për pronarë mediash me çdo gazetar e lajmës, pasi i çoi të fala çdo pronari për gazetarë e lajmës, pasi bëri vetë prokurorin e gjykatësin për të mbyllur një media, që t’i çonte të fala edhe pronarit e gazetarëve, pasi i përbuzi, i përdori, i pagëzoi, përkuli e shkundi mediat, duhej ta dinte se çdo ‘’varrmihës’’ i druhet fantazmës. Dhe kur i bëhet ves duhet t’i druhet edhe ringjalljes.

Sot një gazetare bëri punën e saj, pyeti drejt e me guxim dhe nuk toleroi mospërgjigje e dredhi. Do qe një ditë e zakonshme e një pyetjeje profesionale.

Kryqeministri e beri heroinë gazetaren, të jashtëzakonshme ditën, historike pyetjen. Dhe e besoj shqetësimrin që ka çdokush e sidomos disa deri në fobi, e ndonjë deri në torturë se për çfarë do mbahen mend…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.