1- Varfëria
2- Kërcënimi, dhuna dhe frika.
3- Propaganda dhe media.

Këto janë tre instrumenta shumë të fuqishëm për ta nënshtruar një popull dhe për ta mbajtur atë nën kontroll. Sigurisht, që njerezit janë aq të ngarkuar dhe aq të stresuar prej ngarkesave të mbijetesës sa e kanë gati të pamundur që të konstatojnë dhe të kuptojnë imtesisht eksperimentin që kryhet me ta, me qëllim përfundimtar çmendjen e tyre. Paria mafioze kërkon të marrë nën kontroll sferat e trurit të popullatës përgjegjëse për mendimin, analizën, frymëzimin dhe rebelimin dhe duke kontrolluar keto energji të fuqishme që garantojnë infrastrukturën e përpjekjes për një jetë dinjitoze, ata krijojnë masa të çmendura njerëzish të cilët merren me njeri tjetrin në vend që të merren me parinë dhe me shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të tyre.

Kjo është një strategji dhe një metodë që e kanë perdorur kohë më parë disa shkencetarë, të cilët kanë eksperimetuar me disa majmunë për të mberritur në fund në përfundime të qarta si drita e diellit.

Nje grup shkencetaresh moren pese majmune para disa koheve dhe i futen ne nje dhome te erret. Ne mesin e dhomes vendosen nje pale shkalle dhe ne maje te shkalleve vendosen disa banane. Kur njeri prej majmuneve ngjitej ne shkalle per te kapur bananen shkencetaret u hidhnin majmuneve te tjere uje te perveluar. Pas nje fare kohe te shkurter, çdo majmun qe ngjitej ne shkalle per te kapur bananen, haste nje rezistence te jashtzakonshme nga majmunet e tjere dhe e godisnin ate duke mos e lejuar qe te ngjitej te kapte banane.
Pas nje fare kohe, asnje majmun nuk guxonte te ngjitej tek shkalla sado e madhe qe te ishte joshja dhe provokimi.

Pas nje fare kohe shkencetaret e nderruan njerin prej pese majmuneve me nje majmun te ri dhe sapo ai perpiqej te ngjitej ne shkalle per te kapur bananet, kater te tjeret e godisnin ashper per ta ndaluar ate majmun qe te ngjitej ne shkalle sepse e dinin qe i priste uji i valuar. Pasi provoi disa here, majmuni i ri hoqi dore nga bananet sepse kishte ngrene dru disa here, por megjithate nuk e kishte marre vesh arsyen perse ishte rrahur.

Me pas shkencetaret e nderruan edhe nje majmun te dyte dhe me te ndodhi e njejta gje qe i kishte ndodhur majmunit te pare te ri, dhe ky gjithashtu hengri dajak dhe nuk e mori vesh kurre perse ishte rrahur dhe perse ishte ndaluar te ngjitet per te marre bananen. Pjesmarres ne rrahjen e tij ishte edhe majmuni i pare i ri, i cili kishte bere si koleget e tij por nuk e dinte perse po godiste, sepse ky nuk e kishte provuar kurre ujin e perveluar.
Keshtu pra, shkencetaret i nderruan te gjithe majmunet me majmune te rinj te cilet nuk e kishin provuar kurre ujin e valuar ne lekure. Megjithekete, majmunet vazhduan te gadosin çdo kend prej tyre qe perpiqej te ngjitej ne shkalle per te marre bananen.

Po te na jepej mundesia te pyesnim majmunet: Perse e godisni njeri -tjetrin sa here ndonjeri prej tyre provon te ngjitet ne shkalle, me siguri pergjigja e tyre do te ishte: “Ne e godasim njeri-tjetrin por arsyen nuk e dime”.
Kjo eshte menyra me e mire per t’i çmendur majmunet, per t’i perplasur me njeri-tjetrin dhe per t’i mbajtur perjetesisht nen kontroll dhe keshtu bananet mbeten gjithmone per parine mafioze.
I njeti eksperiment po behet me shqiptaret prej parise mafioze dhe ndihmesit e saj qe jane elitatat financiare oligarke. Media dhe portalet qe sigurojne propaganden dhe hutine dhe populli qe godet pa meshire çdo kend qe thyen urdherat e oligarkise politike dhe financiare pa e ditur dhe pa e patur kokrren e idese se perse e bejne kete!!!