E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti ynë është i kapur!
Sot

Shteti ynë është i kapur!

  Sonila Meço

Ja një ushtrim i mirë për secilin për të vërtetuar a hedhur poshtë hipotezën se shteti ynë është i kapur:

Në teori, në shtetin e kapur: Ndërsa elita qeverisëse përfshihet rregullisht në narrativë nacionaliste, në retorikë me “armiq” të brebdshëm e të jashtëm për të tërhequr vëmendjen nga temat e mëdha të debatit që dëshmojnë dështimin e tyre (papunësia e lartë, mungesa e investimeve të huaja, shtimi i varfërisë, emigrimi në masë), ajo garanton sërish fitore në çdo përballje zgjedhore, sepse insitucionet e kapura prej saj rreken të largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta, duke sajuar ngjarje e skandale që sa i shtojnë imunitetin krimit e kapjes së shtetit prej tij.

Përqendrimi i pushtetit ekonomik e politik paralelisht me një shoqëri të dobët civile, realizojnë përpjekjen e një numri të vogël politikanësh ose biznesesh për të ndryshuar rregullat e lojës në avantazhin e tyre, përmes blerjes së votës, dekreteve qeveritare, vendimeve gjyqësore dhe financimeve jotransparente të forcave politike.

Në Shqipëri: emrat e përveçëm po i lë t’i plotësoni vetë, paralelizmat, kundërshtitë, ose gjasat t’i konstatoni po vetë për të vërtetuar, ose hedhur poshtë kapjen e shtetit nga një grusht politikanësh, biznesmenësh, njerëzish të lidhur me krimin dhe ta (sipas përkufizimit teorik).

Dhe më pas të pyesni veten a jetohet kështu? Dhe të përkufizojmë një herë e mirë ngjashmërinë a ndryshimin mes teorisë e praktikës në këtë vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.