E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Momenti i arrestimit  të gruas që vrau burrin: Krimin e bëra   sepse burri
Publik News

Video/ Momenti i arrestimit të gruas që vrau burrin: Krimin e bëra sepse burri

Gruaja ka dhënë dhe dëshminë e saj në policia ku dhe ka rrëfyer pse qëlloi mbi burrin. 

momentet e arrestimit

VIDEO/ Momentet e arrestimit të gruas që ekzekutoi burrin me pistoletë në Kurbin

Tvklan  ka mundur të sigurojë një video nga momenti i arrestimit të Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj.

Ngjarja shokuese e cila tronditi mbarë opinionin publik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në orën 07:00.  Sikurse duket edhe nga pamjet ajo është duke qarë për krimin e kryer.

Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel vinin tek tregu i Milotit. Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat me pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

 

Kujtim Donaj njihej si konsumator alkooli dhe mes çiftit kishte debate te vazhdueshme. Sapo burri i kërkoi gruas lekë, ajo nxorri pistoletë nga çanta dhe qëlloi mbi të katër herë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia bëri ndalimin e autores, e cila nuk është larguar nga ngjarja. Policia po heton për rrethanat e vrasjes./tvklan.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.