E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shan qytetarin:Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara…
Sot

Rama shan qytetarin:Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara…

Edi Rama rrallëherë i pranon hapur kritikat që i bëhen lidhur me qeverisjen e tij, për të mos thënë kurrë.

Në takimet që organizon me qytetarët nuk kanë qenë të pakta kur ka përdorur aftësinë e tij artikuluese për t’ju përgjigjur qytetarëve të thjeshtë që i ankohen për problemet e shumta.

Mirëpo ditën e sotme një rast i pazakontë ka ndodhur me një qytetar, i cili i ka dërguar mesazh në numrin e tij.

I gjendur i papërgatitur qytetari nuk e priste telefonatën e Ramës si përgjigje, ndërsa ka marrë prej tij sharje dhe ofendime të shumta, të cilat i ka dërguar në redaksinë e JOQ.al.

Ai ka dërguar edhe mesazhin ku i shkruan Ramës se duhet ta bëjnë këtë vend dhe të mos mvjedhin më. Ndërsa pas pak minutash ka marrë telefonatën nga një numër anonim ku u përgjigj zëri i Ramës.

Mirëpo në audion e regjistruar kryeministri i përgjigjet:

Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara

Qytetari shkruan në mesazhin e tij për JOQ.al:

Përshendetje, i dergova sot kete sms kryeministrit. Degjoni vidion se si më shan me fjalor rruge. Me mori telefon se i dhembi fjala vjedhie.

Rregjistrimin e bera nga nje telefon tjeter me shpejtsi se nuk e prisja te me merte telefon.”

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.