E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka – Ballës: Derrkuc i dhjamosur me paratë e drogës
Politikë

Paloka – Ballës: Derrkuc i dhjamosur me paratë e drogës

Pas deklaratës së kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla në lidhje me eurot e sekuestruara në Durrës, përgjigjet edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Ai i bën pyetje Ballës në lidhje me kallëzimin penal nda Lulzim Bashës dhe aktorin e përgjimit të Agron Xhafës.

“Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota???

Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi.

Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn”, shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.