E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo qeveri  ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, por shemb Teatrin Kombetar
Sot

Kjo qeveri ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, por shemb Teatrin Kombetar

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetem i saj dhe i Tiranes, bashke me te zellshmit e DEAL – ve e kane marre vendimin per prishjen e ndertesave se Teatrit Kombetar (Nje Trashegimi Kulturore), ajo cfare te fyen me shume eshte:

1. Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve, babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice. Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.

2. Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.

3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake neës ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “

Nje qeveri qe ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, mund te shnderroje ne muze nje teater kombetar – trashegimi kulturore , ne emer te frymeve qe e mbajten gjalle. Nje qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjeve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.