E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri/ Dash Shehi për deputetët e  pozitës: Kur t’ju pyesin gratë se pse e ngritët kartonin…
Sot

Teatri/ Dash Shehi për deputetët e pozitës: Kur t’ju pyesin gratë se pse e ngritët kartonin…

Deputetët e opozitës ashtu siç kishin paralajmëruar kanë dalë kundër dhe kanë dhënë argumentet e tyre se kjo është një vjedhje e pastër që po i bëhet pronës publike dhe njëkohësisht shkatërrim i trashëgimisë kulturore.

Kreu i LZHK-së Dash Shehi në fjalën e tij deklaroi ndër të tjera se argumenti që jep qeveria për të shembur Teatrin Kombëtar është qesharak pasi vlera e kësaj godine është pikërisht tek vjetërsia e saj.

“Të vetmen vlerë që ka është se është e vjetër, po qe për të bërë pallate të reja është e mbushur Shqipëria, Eufropa, të gjithë bëjnë pallate.

Aryetim më idiot dhe më të poshtër se sa për të rrënuar një vlerë nuk mund të ketë.

Doni  të bëni një teatër të ri, ja  ku është gjithë ai derr bulevardi, që mburreni dhe se e keni bo vetë.

Teatri ka vlerë se është i vjetër, të rinj bëjnë sa të duash. Shyqir që e kemi dhe me thanë të drejtën nuk e bëme ne por na e la italiani”, deklaroi Shehi.

Gjithashtu ai u shpreh edhe në lidhje me projekligjin e paraqitur nga qeveria. Shehi deklaroi se metoda e PPP-ve është një turp i madh dhe sipas tij është një turp i madh kur thuhet se teatrin po e bën firma falas sepse po merr truall publik.

Kreu i LZHK-së u bëri ftesë deputetëve të maxhorancës që të votojnë kundër këtij projekjligji për të ruajtur dinjitetin e tyre pasi kjo do tu mbetet si një njollë e madhe në të ardhmen pasi kanë votuar një ligj sipas tij të gatuar në zyrën e një firme ndërtimi.

“Këtë punën tjetër,  ç’ është PPP-ja e di mirë se kam punuar ca vjet,  dhe kjo është një turp i madh, për çdo vepër në Shqipëri do bini nga një ligj. Një turp i madh, nuk ka ndodhur kurrë.

Çfarë do thonë këta kur të shkojnë në shtëpi, kur ti pyesin gratë e tyre, për ça e ngrite kartonin?

Kështu me ligj me na poshtru deri në këtë farë fejae kjo është e tepërt, nëse keni kurajo votoni kundër, ne këtu ruajmë fytyrën tonë. Këto do marrin paratë, ju do merrni turpin. Un këtë ftesë të vogël doja t’ju  bëja”, tha Dash Shehi. (B.H/Faxweb

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.