Kalo te përmbajtja
E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
  • Lajme
  • Bota
  • OP-ED
  • Politikë
  • Sport
  • Investigim
  • Denoncime
  • Video
DENONCO ANONIM LIVE
FLASH
Përplasje të ashpra në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nisin arrestimet Agravohet protesta, të rinjtë qëllojnë me gurë te Ministria e Arsimit Dhuna në protestë, Edi Ramës dhe Skënder Hita kallëzohen në SPAK Pedagogët të vendosur, paralajmërojnë bojkot total deri në grevë urie Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s para studentëve, protestuesit: Ik, duam dorëheqjen e tij Pedagogët bashkohen me studentët, marshim nga Universiteti i Tiranës drejt bulevardit
PUBLIK

Kategoritë

Lajme Politike Bota Publikisht(OP-ED) Flash News Ekonomi Sport Showbiz Denoncime investigim Në Bankën e të Akuzuarve Çfarë po ndodh sot në Shqipëri Reportazh Humor dhe Satirë Publik News Albania
PUBLIK TVVideo, Shorts dhe Live Denonco anonimPa emër, pa telefon, pa gjurmë
Po tani?
OP-ED

Po tani?

MM
Nga Marlin Muça 9 korrik 2018, 20:51 · 6 min lexim
Facebook X WhatsApp Telegram

1 — E pamendueshmja ndodhi:

Në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të disa ligjeve në fuqi, mazhoranca kaloi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimin e tokës së saj në favor të oligarkëve të ndërtimit. Në fakt, për njerëzit që kanë vite që paralajmërojnë këtë degradim të politikës e tani së fundi edhe të funksionit juridik të Parlamentit, kjo nuk përbën ndonjë bujë të madhe.

Lexo edhe
  • Atentat me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë
  • Nga auditorët në shesh, çfarë po kërkojnë pedagogët?

Kjo është risi për ata njerëz të cilët deri dje pëlqenin fasadën oksidentale të Rilindjes. Megjithatë, miratimi i ligjit në Kuvend solli diçka pozitive: qytetarët filluan të kuptojnë se pas Teatrit, radhën e kanë shtëpitë, dinjiteti e familjet e tyre.

Shekuj më parë, Makiaveli shkruante se një sundimtar i mençur e jetëgjatë nuk duhej të ngatërrohej kurrsesi me pronat dhe me gratë e popullit. Ndërsa tek ne nuk është çudi që një të ardhme të afërt, rilindasit t´i thërrasin zakoneve feudale dhe të vendosin atë që në mesjetë njihej si “le droit du senior” apo “ius primae noctis”— e drejta e zotërinjve për të shijuar freskine virgine të grave para natës së parë të martesës.

E ndërsa ky skenar është pak, për të mos thënë aspak i mundshëm për një shoqëri me tradita të forta patriarkale si ajo ballkanase, ja se si zotërinjtë e rinj të këtij vendi mund ta shfrytëzojnë precedentin e krijuar rrëmujshëm mbrëmjen e 5 korrikut.

2 — Kullat, vazhdimësi e Shqipërisë si lavatriçe ballkanike e pastrimit të parave:

Nuk është blasfemi të konstatosh fiksimin e çuditshëm të rilindasve me kullat. Kulla ishte simboli i rilindjes urbane në Korçë, por edhe lajtmotiv i qeverisjes së Tiranës nga vitet 2000 deri në ditët e sotme.

Projekti i një arkitekti të huaj para disa vitesh tregon qartazi synimin e Kyreministrit për ta shndërruar qendrën e Tiranës në një panteon kullash që i shërben njëkohësisht nevojës patologjike të krimit në fshehjen e parave të pista, si dhe manisë së Ramës për t’u futur në histori si njeriu i cili i shndërroi fytyrën kryeqytetit. Nuk është çudi që qendra historike e Tiranës ndërtuar sipas arkitekturës racionaliste italiane ta gjejmë pas pesë apo 10 vitesh në modelin e ri të rilindjes socialiste.

3 — Mediat si vazhdimësi e agjit-propit oligarkik

Në korrikun e vitit 2017, disa banorë të ish-Parkut të Autobusave vendosën ta shprehin në rruge zemëratën e tyre ndaj një kompleksi kullash që do të ndërtohej mbi sipërfaqën e një trualli që deri atëherë kishte shërbyer si lulishte për argëtimin e komunitetit. Gjatë tre ditëve protestash pa ndalim, arrestimesh, rrahjesh, kërcenimesh, media tradicionale i kushtoi pak ose aspak hapësirë televizive një ngjarjeje e cila preku interesat e nje lagjeje të tërë të kryeqytetit.

E njëjta skeme u ndoq edhe me protestën e Teatrit Kombëtar.

Me dezertimin e aktorëve të mëdhenj si Robert Ndrenika, prania e të cilëve prodhon lajm për hir të lavdisë së dikurshme, krejt papritur kamerat e televizioneve të mëdha të vendit filluan të mungonin në agorën e përditshme qytetare.

Shumë lehtë e kuptueshme mungesa e pasqyrimit mediatik në kushtet kur pjesa dërrmuese e televizioneve ndërtojnë politika editoriale sipas interesit të pronarit të tyre biznesmen ndërtimi.

Kjo (auto) censurë ka gjasa të funksionojë edhe për kauza të tjera, duke patur parasysh faktin se Shqipëria sundohet aktualisht nga trinia ( qeveri, oligarkë, krim), tentakulat e të cilëve mbajnë ngërthyer potencialin demokratik që një media e lirë mbart në vetvete.

4 — Shoqëria civile: Një amalgamë ideologjike që ushqehet nga paratë e drogës dhe mafies së betonit:

Për shoqërinë civile është folur shumë. Financuar po ashtu. Ekzistenca formale përmes një NIPT-i i bën ato jo-virile në raport me problematikat e përditshme të shoqërisë shqiptare. Tipari përbashkues i protestave të 5 viteve të fundit është humbja e secilës prej tyre.

Kjo jo prej terrorit policor të pushtetit ndaj qytetarëve që protestojnë, por prej finokërisë së këtij të fundit në infiltrimin e elementeve majtistë në krye të organizimeve civile sipas logjikës infiltro-formalizo-dialogo të përfaqësuesve me pushtetin.

Grupet që kanë marrë barrën e mbrojtjes së interesit publik në rrugë dhe sheshe i përkasinin bindjeve ideologjike të ndryshme, dhe kjo është një gjë e mirë. Disavantazhi është brishtësia strukturore dhe mungesa e financimit në rrugë të ligjshme.

Teksa fondet qeveritare dhe ndërkombëtare shkojnë për shoqërinë civile me NIPT, përfaqësuesit e së cilës mbushin karriget e aktiviteteve në hotelet më luksoze në vend. Ndërsa “civilëve të rrugës” iu mbetet të rezistojnë derisa ofertuesi më i mirë vjen dhe shkatërron kauzën në pikën më të rëndësishme të saj: Besimi.

Kjo situatë do të vazhdojë duke ulur akoma dhe më tej besimin e qytetarëve se problemet zgjidhen me anë të protestave.

5 — Drejtësia: Kolapsi si garant i padrejtësisë që bëhet ligj:

Vetingu i rrëzoi një nga një ata që supozohet të ishin ajka e shkollës juridike shqiptare. Si pasojë, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon duke na treguar se në të vërtet pushteti ekzektutiv e ka gllabëruar de facto atë gjyqësor.

Mosngritja e insitucioneve kushtetuese si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit apo ai i Prokurorisë premtojnë zvarritjen e mëtejshme të reformimit të sistemit të drejtësisë, një vonesë të cilën mazhoranca do ta përdorë për të varrosur përfundimisht lidhjet e saj me krimin.

Ajo ç’ka e rrezikon akoma dhe më shumë demokracinë shqiptare sot është heshtja. Përpos faktorëve të përmendura më lart, heshtja e njerëzve të lirë të këtij vendi ndihmon shoqërisht e kulturalisht instalimin e një autokracie të re shqiptare.

Nëse drejtësia, media, shoqëria civile mund të rimarrin funksionet e tyre përmes demokratizimit dhe zgjidhjeve juridike, bataku i heshtjes është burim i padrejtësise dhe diktaturës. Ajo ç’ka pritet të ndodhë është më e frikshme nga ajo që mendohet. Tani fjalën e ka populli…/exit.al

PUBLIKShkarko aplikacionin PublikLajmet e fundit dhe njoftime të menjëhershme në telefon.Google PlayApp Store
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
Reklamë

Të Fundit

I kërkoi Ramës ‘të hape krahun’, Spiropalit i ndodh ‘gjëma’ e papritur 1
Lajme

I kërkoi Ramës ‘të hape krahun’, Spiropalit i ndodh ‘gjëma’ e papritur

3 orë më parë · 2 min lexim
Detaje/Viktima u qëllua në pjesën e sipërme të trupit, dyshohet se u vra me silenciator 2
Lajme

Detaje/Viktima u qëllua në pjesën e sipërme të trupit, dyshohet se u vra me silenciator

3 orë më parë · 1 min lexim
FOTO/ Atentati te Komuna e Parisit, identifikohet viktima 3
Lajme

FOTO/ Atentati te Komuna e Parisit, identifikohet viktima

4 orë më parë · 2 min lexim
Atentat me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë 4
Lajme

Atentat me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë

4 orë më parë · 1 min lexim
Nga auditorët në shesh, çfarë po kërkojnë pedagogët? 5
Lajme

Nga auditorët në shesh, çfarë po kërkojnë pedagogët?

4 orë më parë · 8 min lexim
Reklamë
Reklama juaj këtuNa kontaktoni për hapësirat reklamuese në Publik.al

Më shumë nga OP-ED

Të gjitha
Pordhët me rigon të Ramës që nuk trembin dot studentët me paketa të dështuara anti-protestë

Pordhët me rigon të Ramës që nuk trembin dot studentët me paketa të dështuara anti-protestë

Ergis Noka 8 orë më parë
Dialogu haluçinant në kohën e gurit, dajakut dhe gazit lotsjellës

Dialogu haluçinant në kohën e gurit, dajakut dhe gazit lotsjellës

Naim Noka 13 orë më parë
DHUNA QË PRISH RENDIN DHE DHUNA QË E MBAJNË NË KËMBË PUSHTETIN!

DHUNA QË PRISH RENDIN DHE DHUNA QË E MBAJNË NË KËMBË PUSHTETIN!

Irena Beqiraj 16 orë më parë
Rama dhe shpërblimi i kapuçonëve

Rama dhe shpërblimi i kapuçonëve

Ilir Levonja Dje
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.

Denonco anonimPa emër, pa telefon, pa gjurmë WhatsApp+355 69 20 95 843 Shkruaj redaksisë[email protected]
Publik Media

Publik Media është një dritare e informacionit të pavarur dhe të besueshëm. E vërteta dhe saktësia e informimit pa censurë!

Kategori

  • LAJME
  • BOTA
  • OP-ED
  • MË SHUMË
  • Live
  • Redaksia

Të fundit

  • I kërkoi Ramës ‘të hape krahun’, Spiropalit i ndodh ‘gjëma’ e papritur3 orë më parë
  • Detaje/Viktima u qëllua në pjesën e sipërme të trupit, dyshohet se u vra me silenciator3 orë më parë
  • FOTO/ Atentati te Komuna e Parisit, identifikohet viktima4 orë më parë
  • Atentat me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë4 orë më parë

Redaksia

  • DrejtorNaim Noka
  • Redaktor/ITErgis Noka

Stafi: Albert Mero · Landi Cela · Andi Myrta · Sara Bregu · Aleks.M · Tedo.M · Geri.L

  • BOTUES: “Publik Media” me vendim gjykate Nr 2036
  • NIPT: M52415451K
  • Themeluar më 23 Janar 2015
  • Adresa: Rr. “Bajram Curri” Nd. 6, Ap. 3, Tiranë
© 2026 Publik.al · Ndalohet riprodhimi pa lejen e redaksisë. Rreth nesh · Redaksia · Politika editoriale · Privatësia Zhvilluar nga ENTECH.AL

PUBLIK Lajmet e Publik në telefonNjoftime të menjëhershme, falas Shkarko