Dënohet ish-kryebashkiaku i Ramës Ervin Elvis Roshi
Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.
Gjykata ka dhënë vendimin me 5 muaj burg ish-kryetarin bashkiak, socialist.
Por duke qenë se Roshi i ka pranuar akuzat, vendimi ëhstë marrë sipas kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Kështu dënimi do të konvertohet në 60 orë punë në komunitet.
Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.
Elvis Roshi nuk ka kundërshtuar asnjë fakt të Prokurorisë, e cila e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ao ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim penal që kishte marrë në Itali për përdhunim, si dhe përdorimin e disa emrave të rremë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



