E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja në komision, Vokshi: A ndiheni e turpëruar? Nikolla: Gënjeni
Politikë

Përplasja në komision, Vokshi: A ndiheni e turpëruar? Nikolla: Gënjeni

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndodhet sot per te raportuar mbi ligjin per arsimin parauniversitar ne Komisionin e Medias dhe Edukimit, por qe ne nisje te kesaj seance ka ardhur perplasja, pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi iu drejtua Nikollës nëse ndihej e turpëruar që kishte mashtruar mijëra fëmijë qe nuk morën dëftesat në kohë.

E menjehere eshte pergjigjur edhe Nikolla, e cila tha se Vokshi kishte mungesë etike sa herë që fliste. Madje ministrja shtoi se do t’i drejtohet prokurorisë për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj saj.

DEBATI

Vokshi-Nikollës: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar? Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.

Por, ministrja i konsideroi shpifje, akuzat e bëra nga PD-ja, pasi sipas saj, dhënia e dëftesave ishte në proces dhe deklaroi se do ta çonte çështjen në Prokurori.

Nikolla tha: “I jam drejtuar prokurorisë për një akuzë që më është bërë publike, po kjo s’mund të jetë histori shpif shpif se diçka do të mbetet, por histori e njërëzve që po përkushtohen me shpirt. Edhe njëhërë e përsëris se nuk e dëgjuat…..”

Vokshi: Ne kemi shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit….

Nikolla: Përsëris edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm të ligjit.  Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të përgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri në fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo është zgjidhje e një partie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur….

Vokshi i tregon mesazhet: Ja ku thuhet se dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk kishte dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.