E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifra e “çmendur” që ka paguar Ronaldo për të shmangur burgun
Sport

Shifra e “çmendur” që ka paguar Ronaldo për të shmangur burgun

Cristiano Ronaldo u transferua para pak ditësh nga Real Madridi te Juventusi duke u larguar nga Spanja e duke nisur një aventurë të re në Itali.

Portugezi ka pasur probleme me ligjin në Spanjë për shkak të evazionit fiskal, ndërsa mësohet se ai i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle 13.5 milion euro në mënyrë që të mos përfundojë në burg.

“Cadena Cope” thotë se 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.

Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14,768,897 € ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, por për fatin e tij ai nuk do përfundojë prapa hekurave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.