E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liria intelektuale është thelbësore për shoqërinë njerëzore
Sot

Liria intelektuale është thelbësore për shoqërinë njerëzore

Dritan Shano

Si sot, pesëdhjetë vjet të shkuara, Nju Jork Taims botoi për herë të parë në perëndim manifestin “Mendime mbi Përparimin, Bashkëjetesen Paqësore dhe Lirinë Intelektuale” të Andrej Sakarovit, e cila qarkullonte prej muajsh fshehurazi në Bashkimin Sovjetik. Fizikanti më i rëndësishëm i Bashkimit Sovjetik deklaronte:

“Liria intelektuale është thelbësore për shoqërinë njerëzore—liria për të siguruar dhe shpërndarë informacion, liria për debat me mëndje të hapur dhe të pakufizuar, liria nga trysnia e zyrtarëve dhe paragjykimet. Kjo trini e lirisë së mendimit është e vetmja garanci kundër infektimit të njerëzimit nga mitet e masave, të cilat, në duart e hipokritëve dhe demagogëve mashtrues, mund të kthehen në diktatura të përgjakshme.”

Në ese Sakharovi fshikulloi intelektualët vegla të regjimit duke u shprehur se nuk mund të jesh njeri i lirë dhe intelektual nëse bën jetë të dyfishtë—edhe pse e di cila është e vërteta, bëhesh bashkëpunëtor në gënjeshtrat që prodhon regjimi për të manipuluar njerëzit. Ky dyzim sjell vetëm shpirtra të shkretuar dhe shkencë të gabuar.

Intelektualët e sotëm shqiptare (me pak përjashtime) janë shpirtëra të tillë të shkretuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.