E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari tregon faturën e  kafes në Livadhë
Sot

Gazetari tregon faturën e kafes në Livadhë

Në çdo sezon vere një nga shqetësimet më të mëdha të turistëve në jug të vendit janë çmimet e kripura që shpeshherë nuk e justifikojnë shërbimin.

Dreka që kapin shifra me disa zero, kafe që kushtojnë sa për tre në Tiranë, apo shërbim ‘’tangërlliks’’ i kamarierëve.

Së fundi ka qenë gazetari Juxhin Mustafaraj ai që ka postuar foton e një fature që ka marrë sot në Livadh, ku për shkak të motit të paqendrueshëm, sipas tij bizneset kanë rritur çmimin dhe të kafeve, duke bërë që një e tillë të kushtojë 1 mijë e 800 lekë të vjetra.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo është shumë e qartë që fatura nuk është info tatimore, duke bërë që bizneset t’iu shmangen detyrimeve.

Reagimi:

Mengjes “Livadhian”

Mungesen e turisteve per shkak te motit te paqendruesshem,bizneset ne jug kane vendosur ta kompesojne me cmime jashte cdo logjike normale. 

Nje kafe ne Livadh sot kushton 180 leke. S’mund ta quash dot as turizem elitar kete sherbim kur ste ofron as miresjellje ne kembim te parave qe paguan. A ka ndonje inspektor tatimor per keto lloj faturash “Jo tatimore” ?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.