Shqipëria në mjerim historik, me një kapiten te dehur nga hashashi në Oqeanin e madh të lojës së kombeve
Ne qiellin e Ballkanit po kalojne sërish rete e zeza te Konferences se Londres. Ne Bruksel flitet zyrtarisht për ndarjen e Kosoves. Ne Shqiperi i dhurojme det Greqise.
Rusia armatos fuqimisht serbet. Serbia lobon fuqimisht ne kancelarite nderkombetare dhe per kete ka nje buxhet te veçante.
Brukseli mban hapur krahun e serbeve. Turqia njofton nga Johanesburgu kerkesen zyrtate per t’u anetaresuar tek grupi Rusi, Kine, Brazil, Afrika e Jugut.
Trump takohet me Putin. Demokratet amerikane pergatisin projektligj per te ndaluar me ligj nje takim koke me koke Putin-Trump siç ndodhi ne Irlande.
Ne ruset nuk i takojme dot. Europa drejt vetembylljes. Rama vjedh foto me Trumpin ne takimet e NATO-s dhe nderkohe ben pushime me Aleks Soros qe mbeti gjithe diten nga Parisi ne Beograd dhe ne Tirane.
Ambasadorja e re e Uashingtonit nuk ka mberritur ende ne Tirane per te pare kursin Trump per Shqiperine e Aleks Sorosit dhe te Rame Velisë. Pas gjithe kesaj ti kthen koken dhe konstaton se ne Tirane flitet vetem per kulla dhe dallavere paresh.
Mjerim me te madh historik se ky nuk mund te kishte pare kurre rrota e historise se p. Popull pa busull me nje kapiten te dehur prej hashashit ne Oqeanin e madh te lojes se kombeve dhe me marinare qe kane dale ne plazh dhe e kane braktisur plotesisht anijen e tyre.
Kujdes. Historia nuk meshiron dy here rresht!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



