Të dhëmb, koka, dhëmballa, barku, të ha kurrizi.. pa problem, shkruaje në portal.
Te kanë vonuar rregjistrimin e pronës, të lindjes së djalit etj, pa problem, mos u shqetëso, mos u streso, merr frymë thellë, me hundë sidomos, shkruaje në portal dhe tak fak, problemi tu zgjidh. Mos u cudit, ky është shteti, është një variant i ri, që ka shpikur kryeministri.
Do pyesësh si naiv, po pse i kemi gjithë ato ministri, ministra, zëvëndës ministra, këshilltarë, drejtorë, zëvëndës drejtorë, sektorë, shef sektori, inspektorë, specialistë, në Tiranë dhe në cdo cep të Shqipërisë.
Po Institucionet të zgjedhura dhe emëruara politikisht nga Parlamenti që hanë bukë pikërisht gjasme për të respektuar të drejtat e qytetarit përse nevojiten, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, Autoriteti i Konkurencës, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare etj etj, që vetëm kur ju shkruan emrat dhe rikujton se sa staf parazitar mbajnë në shpinë tmerrohesh.
E pra Shqipëria halle shumë, paguan saktësisht 164.339 rrogëtarë shteti, ku një pjesë e tyre, paguhet vetëm për të kontrolluar pjesën tjetër, si punon dhe a punon në funksion dhe në të mirë të shqiptarve apo jo, dhe jo vetëm kaq por në funksion të tyre kanë dalë dhe pa fund ligje, vendime të këshillit të ministrave, rregullore, udhëzime etj etj.. që këta “shtetarë” mos punojnë kuturu por ta kenë të bazuar punën e tyre, por ja papritur në horizont doli portali, dhe ai nuk eshte thjesht portal, tashme aim und te zëvëndesoj jo vetëm institucionet e mirë paguara të këtij shteti të mbaruar por mund të zevëndësojë edhe vëndet e shenjta.
Kryeministri i aktual i shqiptarve edhe kur është në majë të Kukësit, Tepelenës etj edhe plakave që i ankohen për gjërat më bazike i orienton ti shkruajnë email portalit dhe ti bashkëngjisin me attach provat e pretenduara ?!!!
Pavarësisht cinizmit, kjo që po ndodh me shtetin shqiptar është një turp dhe vetëdeklarim dështimi superior, jo vetëm kaq, por arrogancës, injorancës dhe “kurajos” së kryeministrit shqiptar sdel askush ti thotë MJAFT.
Kushtetuta, Kodet, Ligjet, administratat tashmë janë thjesht mekanizma të paralizuara të dubluara nga i famshmi portal shqipëriaqë duam, ndërkohë duhet të quhej shqipëria që sduam.
164.339 burra e gra, që bëjnë sikur punojnë pasi për ta punon portali i kryeminstrit aventurier, por që rrogën e marrin seriozisht, ja kjo është administrata shqiptare, ku rrogtarët shqyhen që të zënë vënde pune me 100 miq dhe mekanizma makiavelistë, partiakë dhe farefisnor ndaj dhe punën e bëjnë po ashtu..
Shteti shqiptar është koka e qelbit të cdo problem që ka ky vënd, dhe të bërit sikur po ky shtet vetëkorrigjohet me anë të një portali është vërtet sarkastike, sic është ulëritëse që kryeministri i këtij shteti me stil bretkoce me anë të këtij portali magjibërës devijon përgjegjësitë e tij direkte duke shkarkuar, ose proceduar kundrejt krijesave të tij të cilët dhe ata janë thjesht aktorë të një parodie tragjike që quhet shteti shqiptar.
Ashtu siç thonin dhe romakët e lashtë.. njishi i jep nurin e tij të tërës.. edhe shteti shqiptar tashmë po merr nurin e kryeminstrit, një nur tragjikomik.
Nurin e Portalit.



