E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është skandal! Sot u rrit me 25% çmimi i biletave të transportit Tiranë-Kukës mgjths ska ende tra!
Sot

Ky është skandal! Sot u rrit me 25% çmimi i biletave të transportit Tiranë-Kukës mgjths ska ende tra!

Avokati Altin Goxhaj  i bën thirrje këshillit bashkiak të qytetit verior që të mblidhen urgjentisht. Rritja e biletës për qytetarët kuksianë është një skandal që po ndodh vetëm një muaj nga VENDOSJA E TAKSES NE RRUGEN E KOMBIT.

Sapo mësohet se kjo është bërë me urdhër të Qeverisë dhe Kastratit me qëllim që të mos ndodhi në Shtator kur banda në pushtet planifikon rivënien e traut në Kalimash! Ky maskarallëk tinzar duhet kundërshtuar sot me forcë!!! Këshilli Bashkiak i Kukësit ti lejë pushimet dhe të mblidhet urgjent!!!

Një muaj para vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, rritet çmimi i biletës për rrugën Kukës-Tiranë dhe anasjelltas

Një muaj para vendosjes së tarifës përfundimtare për të kaluar në Rrugën e Kombit, autobuzët e linjës së transportit publik kanë rritur çmimin e biletës.

Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit. Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë ata do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër. Rritja e çmimit  nuk është pritur mirë nga udhëtarët , sidomos nga  pensionistët dhe ata që janë gjendje vështirë ekonomike.

I kontaktuar  me telefon, kreu i Shoqëria së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës, Sadri Laçi, tha se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 500 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të  konkurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë. Arsye tjetër është edhe rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës e papërballueshme për shoqërinë . Kreu i shoqatës bëri të ditut se rritja e çmimit të biletës nuk ka të bëjë me tarifat e reja të rrugës së Kombit që priten të aplikohen me 17 shtator të këtij viti.Faxweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.