E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një foto në Curraj i Epërm, sa 1000 fjalë!
Sot

Një foto në Curraj i Epërm, sa 1000 fjalë!

Denis Dyrnjaja

Kjo pamje në foto nuk është në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, apo Suedi, por është në Shqipëri.

Është thjeshtë një mrekulli. Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën. Kështu duhej të ishte 80% e Shqipërisë, sikurse është 80 % e Bavarisë.

Por gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm. Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj. Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis.

Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor. Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re në Europë me emrin Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.