E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një mesazh për gjithë “delikatët” që nuk shohin dot pamjet e varrimit të 8 njerëzve të vrarë në Resulaj
Sot

Një mesazh për gjithë “delikatët” që nuk shohin dot pamjet e varrimit të 8 njerëzve të vrarë në Resulaj

Nga Anila Jole*

Një mesazh për gjithë “delikatët” që nuk shohin dot pamjet e varrimit të 8 njerëzve të vrarë në Resulaj.

Transmetimi nga televizionet i pamjeve tronditëse të varrimit të 8 njerezve të së njëjtës familje, mes tyre edhe 2 fëmijëve, hasi në reagimin e disa shikuesve, përdorues të rrjetit, të cilët si gjithmonë në raste të tilla sulen me histeri në kor dhe me slogane të njëjta, këtë herë kundër gazetarëve dhe televizioneve.

Ndërkohë që rrinë gjithë ditën para ekranit për shuar kureshtjen e etur rreth ngjarjes, ndihen “të brishtë” dhe “të pafuqishëm” për të parë çastet e përcjelles së viktimave për në banesën e fundit.

Për këta delikatë që shkruajnë komente plot vrer, kam vetëm pak fjalë;

– E para, aparati i televizorit është i pajisur me një telekomandë, që shërben për të ndërruar stacionin kur një transmetim s’të pëlqen.
– E dyta nëse vendos ta shohësh deri në fund dhe ndihesh “delikat”, fundja pi një gotë, forcoje zemrën dhe shiko deri në fund, madje merre edhe fëmijën në prehër. Shikojeni bashkë dhe shpjegoja ç’po ndodh. Mos u merakos nëse tronditesh ti apo fëmija; fundja në këtë jetë ka edhe tronditje. Ia vlen të tronditesh për 8 njerëz që futen nën dhe në të njëjtën kohë, ia vlen të tronditesh për 2 fëmijë të pafajshëm që e mbyllën jetën padrejtësisht.

Bëj si të bësh dhe lëre për disa minuta rutinën tënde të qetë në sallonin me kondicioner dhe tronditu pak, lësho dhe ndonjë lot, shpjegoji fëmijës se kjo ndodhi nga një person i keqedukuar, i paarsimuar, i pashoqëruar, me shpirt të pandjeshëm, egoist, që ndoshta s’ka provuar kurrë përkëdhelje e mirëqënie…

Shpjegoja se ky djali që kishte edhe FB nuk dinte të donte, nuk kishte dhembshuri për njerëzit, madje as për të afërmit e tij. Thuaji që armët janë gjëja me e keqe që mund të ketë shpikur mendja njerëzore dhe nuk duhen mbajtur e as ngritur kurrë kundër dikujt tjetër. Mësoje të rritet me dashuri dhe jo me urrejtje, jo me indiferencë e përçmim për njerëzit, mësoje të ketë respekt për jetën që jepet veç njëherë. Foli dhe për vdekjen, kështu do ta vlerësojë më shumë jetën.

Mos ji kaq delikat, të lutem!!

*kryredaktore e News 24

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.