FOTOT/ Greqia përfshihet sërish nga flakët, më shumë se 30 zjarrfikëse në vendngjarje
Një zjarr i madh ka përfshirë disa zona në Greqi, ku sipas mediave po digjet një pyll i madh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Dafniotisa, në qytetin e Ilidës.

Ndërkohë, forcat e zjarrfikësve janë përforcuar dhe deri tani njoftohet se janë 30 automjete dhe 100 njerëz që po luftojnë për shuarjen e zjarrit.

Kryetari i Bashkisë së Ilidës, Christos Christodoulopoulos, deklaroi se për momentin nuk ka rrezik për fshatin, ndërsa evakuimi i pjesshëm që është kryer kryesisht lidhet me njerëzit me probleme shëndetësore.

“Shqetësimi ynë kryesor është zjarri që digjet në një zonë pyjore për të mos kërcënuar zonën e banimit. Ka forca të fuqishme të Zjarrfikjes, si tokësore dhe ajrore”, shtoi më tej ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



