E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Çmenduria” e domates, eksperti: Ja pse po paguajmë shtrenjtë!
Sot

“Çmenduria” e domates, eksperti: Ja pse po paguajmë shtrenjtë!

I këtij mendimi është eksperti, Hysni Gurra, i cili në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, rendit shkaqet e kësaj situate, e cila ka ndikuar tek konsumatorët, por edhe fermeri shqiptar.

“Ky vit ka qenë me kushte klimaterike shume të pafavorshme për prodhimin bujqësor në tërësi. Perimet, vreshtat, ullishtat etj, kanë pësuar dëme të mëdha. Kjo ka bërë që kërkesa dhe oferta të disbalancohen shumë sepse prodhimi ka qenë i pakët. Momenti kur ne ngrejme alarmin për çmime të larta. Vërtetë jemi në verë, por duhet të dimë, se fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit nuk janë momente prodhimi në sera p.sh. Sepse të lashtat kanë mbaruar dhe fermeri ka boshatisur serën dhe po përgatitet për mbjelljen e dytë sezonale.

Jo kushdo i di mirë ciklet e prodhimit ndaj krijohet situata pak kaotike, dhe unë gjej rastin t’u falenderoj që ju përpiqeni t’a sqaroni këtë situatë duke e adresuar aty ku duhet. Importi. Kjo është një pikëpyetje e madhe edhe për mua këtë vit. Duhen parë pak shkaqet e rënies së importit. Shqipëria, fermeri shqiptar më saktësisht ka vuajtur gjithmonë importin e pakontrolluar. Në momente piku të prodhimit vendas, hapen edhe trarët e doganave për importet dhe kjo gjë ka rënduar përherë mbi prodhuesin vendas. Këtë vit kjo duket se nuk ka ndodhur!!!” thotë Gurra.

Eksperti Gurra, thekon, se kjo situatë e krijuar duhet parë në disa këndvështrime, për të përcaktuar shkaqet që e çuan prodhuesin vendas, që të nxjerrë në treg këtë sasi prodhimi, si dhe të vendosë këto çmime, që për konsumatorin shqiptar konsiderohet i lartë.

Ai shprehet, se fermeri shqiptar këtë vit ka arritur të ketë fitime, ndonëse konsumatori ka paguar disi më shtrenjtë për prodhimet bujqësore.

“Po, është e vërtetë që çmimet këtë vit kanë qenë disi të larta krahasuar me vitet e shkuara, por kjo situatë për mua ka dy këndvështrime nga ku e shoh. E para, nga këndveshtrimi i fermerit, ndihem mirë që ata këtë vit sëpaku kanë arritur të nxjerrin fitim disi nga prodhimi i tyre. E dyta, nga këndvështrimi i konsumatorit, i cili këtë verë ka blerë më shtrenjtë, por kjo nuk do te thotë se çmimi real i domates p.sh eshte 5-10-lekë si vitet e shkuara, ose 3 kilogram 100lek. Duhet të jemi koshient, qe ai çmim vërtet mund të jetë optimal për konsumatorin, por është katastrofik për fermerin. Kjo përsa i përket këndveshtrimit të dyanshëm nga ku unë jam i detyruar për hir të profesionit t’a analizoj këtë çështje” shprehet ai.

Për Gurrën, zgjidhja e çështjes gjendet tek kooperimi i fermerëve, duke shmangur abuzimin që bëjnë tregtarët, “korrjen” e fitimeve si dhe çmime më të ulëta për konsumatorët.

Por ai ngre shqetësimin, se forma të ndryshme kooperimi kanë dështuar, kjo për shumë shkaqe. Sipas Gurrës, fermeri shqiptar ka nevojë për një model funksional dhe të merrej shembull nga prodhuesit.

“Kooperimi zgjidh pjesën më të madhe të çështjes. Shmang abuzimin që bëjnë tregtarët vendas të cilët e blejnë lirë nga fermeri dhe e shesin me çmime të paarsyeshme te konsumatori. Une kam dhënë propozime konkrete si zgjidhet kjo gjë, por absolutisht ata që kanë detyrë t’a zgjidhin këtë problem nuk dinë dhe nuk duan t’a zgjidhin. Deri tani modelet e kooperimit këtu jane të dështuara.

E dini ju që këtu janë zhvilluar projekte të tilla edhe nga BE dhe dështimi ka qenë spektakolar. Pse? Sepse ideja e projekteve ketu është zhvatje dhe jo zhvillim. Të kap kush të kap ndonjë gjë nga projektet, kjo përfshirë si shqiptarët, si europianët (më vjen keq që e them këtë) që merren me këto punë në Shqipëri dhe domosdo fundi do të jetë dështim.Nuk zgjidhet kooperimi dhe koordinimi i prodhuesve me projekte në një vend ku qëllimi kryesor është përvetësimi i fondeve.

Ngritja e një kooperative një zone të caktuar p.sh është projekt zhvillimor dhe projekti zhvillimor nuk mund të jetë asnjëherë fitimprurës për ata që e implementojnë, përveç një honorari a pagë quajeni si të doni, duhet të jetë fitimprurës për prodhuesin, për fermerin. Kur them fitimprurës, e kam fjalën që sot p.sh duhej të kishim nje model funksional dhe të merrej shembull nga prodhuesit. Jo si projektet që bën një OJF për çështje sociale dhe ti nuk ke mundësi të masësh efektivitetin e projektim sepse sjellja sociale është e ndryshueshme dhe justifikimi është më i lehtë. Ama kur bën një kooperativë për prodhuesit e domateve, kjo gjë duhet të vazhdojë të jetë e prekshme, jo të mbarojë me mbarimin e afateve të projektit” thotë Gurra.

Muaji korrik dhe Gusht kanë rezultuar me çmime shumë të larta të produkteve bujqësore, ku më së shumti ka rënë në sy çmimi i domates, i cili kapi vlerën e 250 lekëve.

Konsumatorët u ankuan për çmime të papërballueshme, ndërsa prodhuesit hodhën në përrua prodhimin, pasi nuk kishin treg.

Për ekspertët që meren me prodhimin, grumbullimin dhe eksportin e prodhimit vendas, kjo situatë do të zgjasë deri më 10 shtator, ku në treg do të dalë prodhimi vendas, pasi prodhimi i fushës dhe ai i serave ka përfunduar prej kohësh./Flutura Tota, Ekonomix.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.