E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A votohet për Donald Trump në Shqipëri?
Sot

A votohet për Donald Trump në Shqipëri?

Ajo çka unë nuk arrij të kuptoj është pse dhjetra media, gazetarë e analistë në Shqipëri, shkruajnë pafund kundër Presidentit Trump?

Çfarë interesi kanë? Çfarë duan të arrijnë me ketë? Pse duan tiu thonë shqiptarëve se Presidenti i SHBA-ve është i keq?

Po të votohej Donald Trump në Shqipëri do të kishin kuptim disi sepse do ta kishin kundërshtar politik. Po kur Trump nuk votohet këtu, pse këta njerëz shpenzojnë kohë duke u ulur e duke shkruar për të na bindur se Trump është i keq?

Këta na thonë se Trump nuk përfaqëson demokracinë amerikane kur në të vërtet Trump është produkt i demokracisë amerikane.

Këta na thonë se Trump po izolon SHBA dhe me të SHBA nuk janë më promotore të demokracisë në botë. E çuditshme! Po ta analizosh hollë, 99% e ktyne që shkruajnë në kohë të ndryshme kanë mbështetur politikanë mafiozë. Jo autokratë por mafiozë!

Thënë më shqip, shkruajnë kundër Trump ata të cilët na kanë thënë se Edi Rama është i mirë i dobishëm dhe duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Pra nuk kanë hallin e demokracisë e lirisë, as nuk është se e kanë keqkuptuar veten duke menduar se Trump nuk përfaqëson lirinë e demokracinë.

Këta kanë një hall tjetër; kanë hallin se me Trump nuk do të munden të marrin më paratë e amerikanëve përmes ambasadës dhe USAID-it për t’i përdorur për axhendat e tyne private në shërbim të një diktature të ngjyrosur me ngjyra të bukura.

Kanë hallin ta diskretotojnë strategjikisht imazhin e SHBA-ve në sytë e shqiptarëve. Kanë hallin të na thonë se Trump nuk është SHBA, kjo si mënyrë për t’iu treguar padrinove të tyne të huaj se janë besnikë. Zakon qeni!

Donald Trump siç është votuar nga amerikanët, mund edhe të çvotohet nga amerikanët. Amerikanët, sipërmarrja dhe populli, kanë treguar se edhe të votojnë edhe të çvotojnë. Nuk ka mbetur kjo punë në duart e disa shqiptarëve të cilët këtu kanë luajtur rolin e llustruesve të fytyrave të baltosura të politikanëve.

Trima! Nëse doni që tiu besojmë se keni dertin e diktaturave, se shqetësoheni për demokracinë, merruni me diktaturën shqiptare, denoncojani asaj skemat, me emra dhe me llogari, me kontrata e me fatura, me ngjarje të pazbardhura etj.

Përderisa nuk e bëni ketë, përderisa shqiptarëve pranoni tiu lini mbi shpinë diktaturën kurse për amerikabët iu vjen keq, ju dëshmoni se jeni thjesht kamikazë që shpërtheni siç iu kurdisin.

Donald Trump ka rritur ekonominë amerikane, ka hapur miliona vende pune, ka forcuar sigurinë dhe rritur prestigjin e ShBA-ve, kurse ju na thoni se ky president është i keq.

Çfarë duhet të bëjë një politikan për të qenë i mirë për ju? Duhet të rrënojë ekonominë, të rrisë papunësinë dhe të dobësojë sigurinë, si këta që ju mbështesni?

Jeni të diskretituar në ketë mision.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.