E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është kompania më mashtuese në botë?  “Blue Panorama”
Sot

Kush është kompania më mashtuese në botë? “Blue Panorama”

Klodian Tomorri

 

Pse është legene?
1- Sepse e ka emrin low cost, por biletën për Milano ta shet 350 euro.

2- Sepse ta shtyn fluturimin 16 orë pa lajmëruar.

3- Sepse nuk i bëhet vonë fare se në 5 mijë njerëzit që ka lënë rrugëve sot në Rinas ka të sëmurë, të paralizuar apo të tjerë qe kanë patur halle apo punë që nuk i shtyjnë dot.

Tani, në kushte normale këtë punë e zgjidh tregu. Por kur ti ble një produkt apo shërbim që nuk të dorëzohet sipas kushteve të vëna dakord në kontratë (biletë) atëherë ky quhet mashtrim.

Kjo është arsyeja se pse ka shtet që forcon zbatimin e kontratave dhe në rast moszbatimi të kontratave vendos penalitete te pala që e shkel atë.

Si e bën shteti këtë?
Përmes rregullatorit.

Këtu ka asimetri informacioni (Kur dikush ble një biletë nga BP ai nuk e di që kompania do e mashtrojë, kurse BP-ja e di mirë që po e mashtron).

Cfarë bën rregullatori në ketë rast?
I bie kokës kompanisë dhe kompeson palën e dëmtuar.

Ja kështu funksionon shteti normal. Kaq e thjeshtë është…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.