E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rama një klloun cirku që sillet nëpër Shqipëri, mos u kap me pantallonat e mia
Lajme

Basha: Rama një klloun cirku që sillet nëpër Shqipëri, mos u kap me pantallonat e mia

Lulzim Basha sulmoi sot Edi Ramën për shkatërrimin e ekonomisë dhe quajti “Rilindjen” si katastrofën më të madhe kombëtare në 27 vjet.

Basha e cilësoi Ramën si “klloun cirku” që sillet nëpër Shqipëri.

“Në ditët e fundit, Rama dhe sejmenët e tij gjetën të bëjnë humor më një lojë të zezë. Ndaj humorit të zi, Edi Rama vëri fre gjuhës se më 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Nuk të lejoj të sillesh si kloun cirku nëpër Shqipëri dhe të pretendosh që nuk je autori i një mijë të zezave dhe halleve.” – deklaroi Basha.

Kryedemokrati i dha edhe një përgjigje Ramës, i cili sot paradite u tall me veshjen e Bashës, duke thënë që duket si llogaritar kooperative,

“Do ikësh Edi Rama, mos u kap kot pas pantallonave të mia. Do largohesh me votën e shqiptarëve. Askush nuk t’i harron 4 vite të shkatërrimit. 4 vite e zbraze Shqipërinë dhe sot 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria.” – deklaroi Basha në një takim elektoral në Berat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.