Kur Luli vendos, e ruan qetësinë!

Ja pra që kur do Luli i kontrollon nervat. I perlau vetë nja dyqind milion euro tek Rruga e Kombit dhe i ndau me ustallarët. Sot po përgatit skemen “sekrete” për të ardhur në pushtet të cilen nuk ia tregoi as Cim Pekës me gjithë insistimin e tij dhe njëkohësisht nuk prishet dot me Cetin se i mbetet hatri Ramës. Intelektualët e anusit po pozicionohen që të kapin ndonjë vend pranë Opozitës në përpjekje për të investuar tek ndonjë vend i sigurtë në listë apo per ndonjë post kur të vijë Luli në Pushtet. Të më ndjeni miq demokratë dhe ju socialistë militantë sepse populli i thjeshtë e kupton teatrin por nuk ka fuqi të reagojë. Luli nuk goxon ta shqetesojë Ramën më shumë nga c’e lejon ai dhe Rama ndan i qetë me oligarkët paratë e thesit të mjerimit. Miq demokratë dhe socialistë. Unë e kam të qartë se ju nuk jeni të gjithë hajdutë si kryehajdutët që ju drejtojnë. E kam të qartë se me kuptoni gjithashtu dhe nuk me jepni dot të drejtë në publik. E di cfarë mendoni. Prisni të kapni ndonjë vend të lani ato kredi që keni marrë sepse krerët e bandave nuk ju lënë të vidhni më shumë. E duan gjithcka per vete. Ju thoni më mirë të mbajmë radhën tek Luli dhe tek Ramiu sepse keshtu janë ndarë këto punë dhe se ju jeni të pafuqishem për ta ndryshuar këtë realitet. Më vjen keq, por nuk është ashtu. Ka dicka njerezore që duhet të të therë nga brenda nëse vërtetë ndjhesh njeri. Nëse nuk e sulmoni dot të keqen të paktën mos e ndihmoni atë. Luli është i pafuqishem per të bërë Opozitën e ortakut të tij më të madh Edi Ramës. Sa për Teatër ai duhej sot të nxirrte pesëdhjetë vetë per të treguar gjoja sikur ishte bërë me nerva, por nuk e bëri as këtë sepse është i pafuqishëm per të sulmuar vetveten. Kjo është opozita më e dobët dhe më e dorëzuar që mund të ketë patur ndonjëherë hisotira e Shqipërisë dhe skema është plotësisht e qartë. Jeni bashkë. E di që edhe ju e dini këtë, por nuk është e ndershme që të bëni sikur nuk dini gjë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



