Flokët e Agron Shehajt dhe ato të qytetarëve…
Bledian Koka

Sot është zyrtare. Flokët e një deputeti të PD-se janë shumë herë më të rëndësishme sesa flokët, rraqet, pasuria, lotët apo edhe dëshpërimi i qytetarëve të Jalit, Kukësit apo të gjithë Shqipërisë që u dhunuan sot nga IKMT-ja që drejtohet nga ai që i dha makinën dhe mburojë policore, ekzekutorëve të Azem Hajdarit 20 vjet më parë si komisar policie. Sot i mësuam këto nga Lulzim Basha i cili heshti si fija e barit për rrethimin dhe përdhunimin policor te Kukësit dhe qytetarëve atje per katër ditë, madje heshti edhe dje ku rinisi pagesa ne Rrugën e Kombit. Heshti edhe sot, por diku nga mbrëmja duket se deputeti i Vlorës është mërzitur shumë nga sulmi verbal i Fatmir Metës, aq sa e detyroi Lulzim Bashën të dalë në punë edhe jashtë orarit zyrtar të opozitës 12-16, nga e Hëna në të Premte. Pra vetem sot, pasi Fatmir Meta i bërtiti Agron Shehajt, ndërsa më herët kishte marrë zvarrë dhe kishte rrafshuar pasurine e 7 qytetareve të lebetitur, mësuam se bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit na qenka rikthyer sërish në krye të një organi shtetëror, (jo komisariat, por IKMT). Sepse vetëm sot mesa duket e mësoi dhe Lulzim Basha, se pasi jane ricikluar të gjithë katilat e komunizmit, tani po riperterihet edhe pjesa më e errët e pushtetit socialist 98-2005. Sot mësuam edhe një gjë tjetër. Kur e dëgjova Lulzim Bashën në fund te fjalimit të tij të sforcuar duke iu hakërryer Edi Ramës, per besë besova se po i thoshte “i mjeri ti po preke edhe një fije floku qytetarëve në mënyre të padrejtë”. Por jo. Zhgënjimi qe aty. I gjithë hakerrimi fals i Lulzim Bashës kishte per qëllim mbrojtjen e petinatures se Agron Shehajt dhe cdo deputeti tjeter demokrat. “Agronin mos ma prek, sa per qytetarët nënë e motër atyre”- mu duk fjalimin e Lulzim Bashës. Nuk ka asgjë të keqe që kryetari i partisë të dalë në mbrojtje të deputeteve apo edhe te anëtarëve të forces politike që drejton, por bashkë me të paralajmerimi duhet të ketë të njëjtën vlerë edhe në rastet kur dhunohen, përdhunohen dhe shkaterrohen jetët e qytetarëve, përvec krushqisë së Ramës. Përndryshe, ashtu sic kryetarit të opozites nuk i plas më për qytetarët, ashtu edhe këtyre të fundit ka kohë që nuk u ha më për këtë të fundit dhe kjo është qartë si drita e diellit…
p.s…”do bëjmë një protestë të mirë pas nja dy javësh tek trau kështu që mos dilni nesër”- i kishte thënë Basha anëtarëve të FRPD-së në Kukës dje!…???
l 
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



