E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja djali i deputetit të PS-së që akuzohet për përdhunim, i dhënë pas armëve, si ilaç kishte hashashin
Lajme

Ja djali i deputetit të PS-së që akuzohet për përdhunim, i dhënë pas armëve, si ilaç kishte hashashin

Oficerin i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi dje se Xhisiela Maloku ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhepi.

Ky i fundit nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë pasi pak kohë më parë është shpallur në kërkim nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, e megjithatë shëtiste ende i lirë.

Në profilin e rrjeteve sociale që Rexhepi ka fotografitë janë të vjetra, të fundit datojnë në vitin 2010, dhe duket se Rraja është treguar i kujdesur që të mos lërë gjurmë së fundi.

Që në vitin 2010 fotot që ka ndarë Rrahman Rraja kanë disa motive kryesore: armët dhe plumbat, makinat e shtrenjta, dhe kanabisin që e konsideron ilaç.

E megjithatë kjo se ka penguar të riun e rritur mes të mirave që të ketë një lidhje me një vajzë jetime e të pambrojtur, e cila së fundi është detyruar që të mbrojë integritetin e familjes së deputetit në disa dalje të dirigjuara në media.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.