Gjithmonë reagojnë “post mortum” duke mbrojtur dhunuesin
Ylli Manjani
Qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pambrojtur!
Qartësisht ajo është në anën e dhunuesit. E dhunuara dhe denoncuesit e dhunës qeveria i ka shpallur “fajtorë”.
Le të themi që kjo është “normale” për qeverinë e dhunuesve.
Por, këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë!!!
Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna.
Ndërkohë të dhunuarat e gjalla, nuk i interesojnë askujt…
Jo tubime po asnjë deklaratë publike që dënon dhunën nuk e “meritojnë” të dhunuarat e gjalla…
Turp i madh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



