E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roli i hetuesit  gjerman Roman, që zbarkoi në Tiranë e udhëhoqi operacionet e fundit
Lajme

Roli i hetuesit gjerman Roman, që zbarkoi në Tiranë e udhëhoqi operacionet e fundit

Dieter Roman erdhi vërtetë në Shqipëri së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane dhe si pasojë, policia dhe prokuroria shqiptare në bashkëpunim me hetues gjermanë dhe forca të DEA, më në fund u detyruan që të bëjnë dy goditje të mëdha, siç ishte zbulimi i laboratorit të heroinës në Has dhe arrestimi i organizatës së Avdylëve në Shijak e cila ishte edhe organizatorja e aktivitetit.

Mediat gjermane e kanë cilësuar Dieter Romann si ‘hetuesi i hekurt’ dhe ai u bë gati legjendë për publikun për historinë e irakianit Bashar i cili përdhunoi dhe vrau një vajzë të re në Gjermani.

Edhe pse mes Gjermanisë dhe rajonit kurd nuk ka marrëveshje ekstradimi, ai udhëtoi drejt rajonit të rrezikshëm, rrëmbeu Bashar dhe e çoi në Gjermani përpara drejtësisë.

Pavarësisht se ndaj tij ka nisur një hetim ‘për rrëmbim personi’ Romann në një prononcim për gazetën ‘Bild’ nuk është shfaqur fare i penduar për shkeljen e rregullave.

I kisha borxh nënës së vajzës së ndjerë-tha ai për gazetën e njohur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.