E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është e lehtë të jesh krenar që je shqiptar!
Sot

Nuk është e lehtë të jesh krenar që je shqiptar!

Denis Dyrnjaja

Heshtja që vijon që nga Kreu i Shtetit, Qeveria deri te Opozita tregon se politika nga “pseudo e majta” deri te “pseudo e djathta” e ka shndërruar Shqipërinë në një shtet vasal të Greqisë. Flirtet e politikanëve shqiptarë me Athinën dhe heshtja e tyre dje sot dhe mesa duket edhe nesër tregon se paratë e financuara nga Greqia nuk kanë shkuar kot. Këtu nuk bën përjashtim për turp as media dhe mercenarët e saj që bëjnë si pseudopatriotë dhe pseudonacuonalistë. Nuk di në cilin rast duhet reaguar kur një shtet investon miliona euro ndër vite në programe të qarta kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë. Dhe media me memecërinë e saj provon kapjen totale ose paaftësinë profesionale për t’i dhënë prioritet asaj që çdo vend apo shtet me dinjitet do t’i jepte prioritet.

Mos harroni te bëni si nacionalistë, kur kaloni kufirin ose kur vjen ndonjë këngëtar grek. Këtë pjesë e qajmë sepse hipokrizinë dhe jo krenarinë e kemi gjenetike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.