E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Tifozët serbë ofendojnë Xherdan Shaqirin edhe në shqip
Sport

Video/ Tifozët serbë ofendojnë Xherdan Shaqirin edhe në shqip

Me gjasë Xherdan Shaqiri është shqiptari nga Kosova më i urryer në Serbi dhe kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e fundit mes Liverpool dhe Crvena Zvesdës në Anfield.

 

Shaqiri ë bashku me Xhakën u bënë lojtarët më të komentuar përgjatë botërorit rusi 2018, të cilët zgjuan debat të gjerë me festimin e golit me simbolin e shqiponjës.

Në ndeshjen e fundit për Champions League, Xherdan Shaqiri u aktivizua për më shumë se 60 minuta duke bërë një paraqitje të denjë.

Mirëpo, edhe pse tifozëve serbë nuk iu lejua që të fusnin banesa me mesazhe në stadium, sërisht kjo nuk i ka privuar që të ofendojnë Shaqirin.

Në një video të shpërndarë në internet, dëgjohet se si tifozeria serbe shan me nënë Shaqirin, madje e ofendojnë edhe në gjuhen shqipe.

Megjithatë kjo nuk ia ka prishur gjakunShaqirit, i cili ka kërkuar që të aktivizohet me të kuqtë edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.