E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia nuk ka histori vipash e aristokracie. Para njeqind vitesh te gjithe kane qene katunare me shale te gerricme!!!
Sot

Shqiperia nuk ka histori vipash e aristokracie. Para njeqind vitesh te gjithe kane qene katunare me shale te gerricme!!!

Kreshnik Osmani

Mos lejoni askend t’iu kompleksoje. Para njeqind vitesh kane qene te gjithe katunare me shale te gerricme.

Jane disa lloje “vipash” ne fejsbuk qe jane tmerresisht te frustruar, te kompleksuar, xheloze, arrogante e nihilistë. Jane ish pabuksat qe kane kapur pak veten dhe me lloj lloj zvarritje e lepirje, kane fituar nje lloj statusi social apo mediatik.

Kur shkruajme ne fb, te gjitheve na ndodh qe dikujt t’i pelqeje dhe dikujt te mos i pelqeje. Eshte prej kultures qytetare qe kur te pelqen diçka ndalesh dhe kur nuk te pelqen nderro kanalin.

Nuk mund te ulerish as te nxehesh as te bertasesh, sepse as i plas kujt me pelqen apo nuk me pelqen mua cfare shkruajne njerezit. Ata jane te lire. Jane ne qejfin e vet. Nuk eshte normale te mendojme te gjithe njelloj. Jane mesuar keq per pesedhjete vjet. Visheshin njelloj, hanin pinin njelloj, qetheshin njelloj dhe flisnin njelloj.

Keta lloje njerezish jane aleatet e mi me te medhenj qe me kane mesuar se jam ne rregull. Rrine, lexojne, shikojne, veshtrojne nga vrima e çelesit dhe digjen e pervelohen si xhindet kur u kendohen fjalet e librave hyjnore.

E sheh per nje moment qe te kane futur “block” apo “remove”. Edhe une kam njerez te cilet mendojne diametralisht kunder me mua ketu por nuk me interesojne. Perpiqem te mesoj prej tyre dicka qe nuk e di. Bejeni te gjithe testin.

Sillu mire me njerezit, thuaju fjalen e mire ashtu siç e mendon, mos resht se foluri mire dhe drejte dhe shihini njerezit si reagojne: “Nese ju miratojne, mendojne njelloj si ju. Nese heshtin nuk mendojne njelloj si ju. Nese ju kundershtojne jane ne te drejten e tyre, sepse mendojne se kenveshtrimi dhe pikpamja e tyre eshte me e sakte.

Nese nuk reagojne fare, dmth qe ti nuk i intereson fare dhe eshte ne te drejten e vet”. Por nese nuk ben asnjeren prej ketyre dhe digjet e pervelohet, kuptoni se keta nuk jane njerez, por djaj e xhindë.

Mos lejoni keto lloje insektesh t’iu infektojne apo t’iu kompleksojne. Perseritem, Shqiperia nuk ka histori vipash e aristokracie. Para njeqind vitesh te gjithe kane qene katunare me shale te gerricme!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.