E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani për  diplomatët e SHBA dhe BE: Dështuan në mënyrë të jashtëzakonshme
Sot

Manjani për diplomatët e SHBA dhe BE: Dështuan në mënyrë të jashtëzakonshme

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një përmbledhje të “zymtë” të rolit të ambasadorëve kryesorë të akredituar në Shqipëri, veçmas të BE dhe SHBA.

Ai shkruan se shefat e misioneve kryesorë të huaja në vend kanë dështuar në prioritetet kryesore të shpallura prej tyre në fillim të mandatit respektiv.p

Manjani ka përmendur kanabizimin e vendit, korrupsionin, kapjen e drejtësisë nga qeveria, dështimin me arrestimin e zyrtarëve të lartë, apo të “kokave” të krimit në vend, çështjen e negociatave me BE etj.

Manjani thotë se këta diplomatë, “u përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme”!

Ish-ministri shkruan se “të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Ëashington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje. Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët. Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.”

Ja reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Bilanc ambasadorësh:

1. Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë. Kanabisim as e panë fare. Dështim!

2. Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë. Dështim!

3. Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Dështim!

4. Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm. Dështim!

5. Donin të arrestohen të fortët e të kërkuarit, por veç Shullazi që u dorëzua vetë se të tjerët ikën. Dështim!

6. Do na hapnin negociatat po të miratohej reforma në drejtësi, por na hapën kokën me deklarata. Negociatat jo e jo. Dështim!

Ka edhe të tjera, por këto janë kryesoret. Ishin çështje që u përfshinë vetë ambasadorët e huaj (SHBA e BE) ku “dhanë garanci” se këto gjera do bëhen!

U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!

Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Ëashington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.

Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët. Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.

Ndaj duhet mbledhur mirë rradakja për të ndërtuar shtetin e demokracinë ne këtu. Duhet ta bëjmë vetë, por jo me forcat tona.

Duhet ta bëjmë me mençuri, siç e kanë bërë të tjerët para nesh. Askush se ka bërë shtetin e demokracinë me ambasadorë e as me sytë nga ambasadat për të shkëputur ndonjë deklaratë të favorshme.

Nuk ka zgjidhje perfekte nga jashtë. Faktet tregojnë se edhe ata dështojnë!

Por kusuret i mbajmë ne…p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.