E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat britanike ‘kryqëzojnë’ Uellsin për humbjen me Shqipërinë
Sport

Mediat britanike ‘kryqëzojnë’ Uellsin për humbjen me Shqipërinë

Fitorja e Shqipërisë ndaj Uellsit ishte një rezultat i papritur për shumëkënd, aq më shumë për vetë britanikët të cilët prisnin që Bale dhe shokët e tij të fitonin përballë kuqezinjve që ishin turpëruar në duelin përballë Skocisë pak ditë më parë.

Ndaj reagimet në mediat e njohura britanike kanë qenë të gjitha kundër skuadrës së Ryan Giggs, duke mos kursyer kritika të rënda për të dhe atë që shfaqi në fushën e lojës edhe pse theksohej shpesh se gjyqtara Jakimosvki kishte qenë i njëanshëm në këtë sfidë.

“Humbje e turpshme e Uellsit në Shqipëri”, titullohet faqja kryesore e “BBC”-së, e cila kujton se si Shqipëria fitoi me gjuajtjen e parë në portë, që ishte penalltia e Bekim Balajt.

“Skuadra e Giggs pëson një humbje në miqësore me penalltinë e Bekim Balajt që u siguron fitoren vendasve”, shkruhet në faqen e “Daily Mail”, ku tregohet gjithashtu se si në një pjesë të parë të mërzitshme, Shqipëria nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë dhe se aktivizimi i Bale e Ramsei nuk kishte ndryshuar asgjë.

Edhe “The Guardian” nuk kursehet ndaj Uellsit. “Shqipëria i dhuron Uellsit dhe Giggs një humbje turpëruese në miqësore”, shkruan faqja e gazetës së njohur britanike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.