E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Super-skandali/ Ramos me doping në finalen Real-Juve. Dyshohen edhe Ronaldo e Kroos
Sport

Super-skandali/ Ramos me doping në finalen Real-Juve. Dyshohen edhe Ronaldo e Kroos

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Gjermania ku “Der Spiegel” ka publikuar disa raporte të tjera të “Football Leaks”.

Tashmë bëhet fjalë për një test dopingu pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Juventusit në finalen e Championsit të vitit 2017, të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.

Pas ndeshjes, sipas pretendimeve më të fundit thuhet se lojtari Serggio Ramos rezultoi pozitiv në këtë test duke ngritur hije dyshimi.

Substanca për të cilën Ramos rezultoi pozitiv quhet “Desametazon”, një substancë kjo që mund të përdoret vetëm me leje paraprake nga UEFA.

Real Madrid u justifikua me faktin se doktori i klubit kishte bërë një “ngatërresë”, dhe se faji i takonte “bluzave të bardha”, e jo lojtarit.

Por kjo gjë u fsheh nga UEFA duke e thelluar akoma edhe më shumë këtë skandal.

Ndërsa sipas “Der Speigel”, Ramos është pyetur edhe për një mostër urine në prill nuk mund ta dorëzonte pa u siguruar më parë.

Ndërsa agjencia spanjolle anti-doping mori më shumë se pesë muaj për të trajtuar rastin ndërsa në fund nuk nxori asnjë shkelje.

Të dyshuar për doping po ashtu janë edhe Cristiano Ronaldo dhe mesfushori gjerman Toni Kroos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.