E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ ‘Po qanin të dy…!’ Adelina Tahiri tregon si e priti babai lidhjen e saj me milionerin maqedonasin
Showbiz

FOTO/ ‘Po qanin të dy…!’ Adelina Tahiri tregon si e priti babai lidhjen e saj me milionerin maqedonasin

Është përfolur shumë në mediat rozë martesa e këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, për shkak të moshës së këtij të fundit.

Adelina është shumë vite më e vogël se biznesmeni dhe për këtë arsye është kritikuar shumë nga fansat, të cilët i thoshin se ai ka moshën e babait të saj.

Mirëpo këngëtarja e cila është bërë edhe nënë e një djali së fundmi, ka treguar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe dikur ka menduar se do t’i duhej të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj, pasi ata nuk do ta pranonin kurrë. Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.

Adelina ka treguar:

Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi  çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje. Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj.”

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.