E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Mbledhja e dy qeverive në  Pejë
Politikë

VIDEO/Mbledhja e dy qeverive në Pejë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/302375607039086/

Kryeministi i Shqiperise Rama dhe ai i Kosoves, Haradinaj jane sot ne Peje, se bashku me kabinetet perkatese per mbeldhjen e përbashkët te dy qeverive, e pesta ne total me Kosoves dhe Shqiperise.

dy qeverite

Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes ashtu si pritej nisi në orën 10:15, nderkohe qe pjese e rendit jane marrëveshjet e arritura kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve. Me pas, në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.

mbledhja

Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. Pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë, raporton Express.

Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.