Drafti për amnistinë, 900 të dënuar do lënë qelitë. Ja cilët përfitojnë
Rreth 900 të dënuar pritet tu thonë lamtumirë qelive, për shkak se përfitojnë nga amnistia, e cila duhet me parë të kalojë së shpejti në Parlament.
Një tjetër kategori, që përfitojnë janë femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60 vjeç.
Amnistohen gjithashtu personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Po cilat janë kategoritë e të dënuarve që përjashtohen nga amnistria. Ja çfarë parashikon projektligji.
“Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti”.
Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.
Aktualisht projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar për mendim prokurorisë së përgjithshme dhe Ministrisë së brendshme.
Pasi këto institucione të japin mendimin e tyre, drafti kalon për diskutim ne qeveri dhe votim në Parlament. Nga amnistia e fundit që u dha në 2016, përfituan mbi 700 të dënuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



